Petraq Kote-Tepelenasit


Petraq Kote

Tepelenasit

…në Fier u ngulën menjiherë pas çlirimit të vendit(jo se më parë mungonin!). Ata që kishin qenë partizanë. Punuan në parti dhe administratën vendore. Me vendalinjtē kaluan shumë mirë, siç fqinjërojnë edhe sot gardh më gardh e shpirt më shpirt. Gjirokastritët kishin vjete që kishin ardhur dhe shumë më herët ata që linin Beratin, Skraparin. Në postet e larta partiake hynin e dilnin lebërit e Lumit të Vlorës, kishte dhe tragjasiotë nga këta dhe shumë pak nga Dukati. Do veçoja sekretarin e parë z. Halil Hasko, madje do ta vlerësoja edhe mbi znj. Naunka Shqepa Bozo dhe mbi té gjithë.
Tepelenasit zbritën të varfër nga malet e Lopësit, Kurveleshit, Buzit, Dervenit, Krahësit dhe të pafjalē filluan jetën në Myzeqenë fierake.
Asnjë zënkë, racizëm nuk ka patur ndërmjet vendasve dhe të ardhurve tepelenas dhe pse ndarja krahinore, fetare kishte shekuj që ishte konturuaur prej osmootomanëve, turqve.
Në të gjitha shkencat, specialitete, arte, ka sot nga kēta njerëz të urtë shqiptarë, që disa mburren me njejtësinë e Ali Pashës si PASHA TË JANINËS e disa distancohen si KAÇAK dhe HAJDUT, VRASËS i pashpirt i Hormovës…
Tepelenasit e mirë, historinë e tyre të lavdishme e kanë në TEPELENËN e tyre, por kjo nuk do tē thotē se nuk kanë bërë histori edhe në qytetet e tjera shqiptare, si Fieri.
Ata/ o kanë ngjizur, lindur e rritur bijë të denj për vendin e tyre, vendin tonë Shqipërinë..
“…e kush jua pa shpinën ndonjēherë në luftë?!”
Respekt për këtë popull me tipologji shqiptare, ilire, kelte!

@kotepetraq
Fier, 11 tetor 2022

About Post Author