Petraq Pali-Joana


Novela Joana

(Doreshkrime)

pJp

N O R A

Episodi vazhdim deri 6

1

E takova krejt rastësisht në një zyrë postare këtu, në Usa.

Dëgjova që fliste me shumë zë të ulët shqip në telefon me dikë. E lashë të mbaronte dhe iu afrova me mirësjellje dhe e pershëndeta në gjuhën tonë duke i zgjatur dorën.

-Përshëndetje zonjë !

-Uaaaa,…. shqiptar jeni?!- me tha plot qytetari e kulturë, por dhe shumë e rezervuar. Ndërkohë fytyra e saj mori një si ngjyrë rozë në të kuqërëmte, ndoshta se nuk e priste që dikush t’i fliste ndonjë fjalë në shqip.

Më zgjati dorën dhe më përshëndeti:

– Faleminderit që më folët. Kur shikoj ndonjë shqiptar, diçka ndjej brënda shpirtit dhe sinqerisht e humbas për një çast mendjen, befasohem.Kjo më ndodh shpesh.

-Siç duket nga emocionet e çastit që të sjell e papritura,- i them.

Në faqe ju formua një gropëz e vogël që tregonte pak buzeqeshje dhe më shumë trishtim. Sytë e saj të bukur shkëlqenin, ishin komplet si me lot,ose një lloj xheli i mbulonte bebet e syve te saj me perden e melankolisë. E kuptova se nuk ishte shumë e lumtur nga jeta.Ndoshta e kisha gabim.

Mbasi u prezantuam, mesova se ishte nga një fshat i jugut që laget nga deti Jon. Ishte te të shtatedhjetat,ishte shumë zonjë, dukej qe paskish qënë shumë e bukur dhe shumë ekselente në rininë e saj. Grua plot sqime e nur, e pamshme, e mënçur, oratore nga goja dhe e saktë në gjykim. Fjalëpaktë dhe e menduar.

Veshja e saj shumë sportive, bënte që vitet që kishte mbi kurriz të ishin të papërfillshme. Mendoja se ishte e mirëshkolluar.

-Quhem Nora,-më tha, -jam nga Jugu, po postoj pak $ për në Shqipëri, t’i ndihmoj sadopak ata që më kanë ngelur atje.

– Oooooo sa mirë, të njëjtën gjë po bëj edhe unë, për njerëzit e mi. Kjo na jep kënaqësi t’i ndihmojmë me sa mundemi, se atje ende s’po rregullohet gjëndja , ndërkohë dhe ne këtu nuk i presim me gërshërë, por i nxjerrim me gjak siç e kuptoni vetë.

-Po ashtu është,- tha seriozisht gruaja që quhej Nora,- me gjak me sakrificë , me të keq..

-Ashtu është e vërteta,as ka për t’u rregulluar ai vënd. Ata të qeverive që shkojnë e vijnë vetëm kusërojnë, për fukaranë popull, nuk mendon kush…

Ndërpremë për një çast bisetën,mbasi nëpunësia e zyrës i ankohej me zë të lartë një emigranteje ameriko-latine se nuk lejohej të përcillte njëherësh pesë mijë dollarë dhe ishte e detyruar të njoftonte policinë për origjinën e burimit të kësaj shume.

-Shyqyr,- i them me zë të ulët Norës, – ne nuk kemi të tillë shume parash.

Ajo ngeli e shokuar nga çfarë dëgjoi.

-Uaaa, më duket e pa drejtë kjo që po dëgjoj,se dhe unë një shumë të tillë dua të postoj domosdo,jam duke mbyllur një kredi banese ne Tiranë dhe janë ditët e fundit të kontratës?!

E pashë që u mërzit shumë, u pre në fytyrë dhe e humbi për një çast.

-Uaaa, mos u shqetëso Zonjë,- i them,- nuk po postoj unë dhe e ndajmë shumën tuaj në dy emra dhe ju zgjidhni problemin me dërgesën. Unë i postoj mbas disa ditësh.

U mendua një çast dhe e miratoi me kokë mendimin tim,por me sa kuptova i pëlqeu ideja, por emri im në fletfaturën e përcjelljes mund ta ngatërronte e komprometonte situatën, qoftë me pritësin e parave, qoftë me bankën.

Aty për aty e pyeta:

-A mos vallë e keni problem, apo emri im si i panjohur për ju,ngatërron punë?!

Më prit pak të lutem të kthjellohem.

E pashë se zonja, e humbi fillin e mendimit. Unë gjykova ta lejoja në hallin e saj pa u përzierë më ,gjë që ia citova dhe asaj.

-Jo ,-më tha më prit të lutem,- do kem nevojë për ndihmën tuaj.

-Kam shumë halle dhe jam në një gjëndje të tmerrshme psikologjike,por do të lutem të mbarojmë këtë problem tani se banka në Shqipëri nuk pret.

E pashë se Nora ishte grua serioze dhe nuk ishte çliruar fare nga dialogu mes nesh.

Aty për aty jo pa qëllim i thashë:

-Zonjë mos jeni e ve, apo e divorcuar…Ju shikoj komplet të jeni e papërqëndruar, hem doni që të përcillni shumën, hem me sa kuptoj emri im ju ngaterron.

-Mbarojmë punën me dërgesën dhe do flasim,- më tha ajo prerazi.

-Do më shpjegosh kush je dhe kush jam.

Po jam vejushe…

2

NORA 2

(Novele nga pjp)

Gjithsesi mbaruam punën me postën ku postuam për zonjën Nora të pesëmijë $ -rët të ndara në dy pjesë, gjysmat me emrin e saj e gjysmat me emrin tim…

(Më vonë unë u bëra pishman për veprimin që kreva, se mund të kisha problem me taksat e mia, mund të më quheshin para të palincesuara, kur unë vetë isha thjeshtë një pensionist edhe në taksa, mund të isha ose të dilja “fajtor” pa faj.)

Këtë ia thashe ashtu si anës e anës Zonjës, e cila më dha të drejtë.

-Po me ketë sistem ngatërohesh kur të duash,- më tha,- por shpresoj të mos kemi probleme.

Më falenderoi, duke u thelluar në prezantimin tonë, jo nga jemi e nga s’jemi ku banojmë e ku kemi banuar, sa femijë kishte ajo e sa kisha unë, ku kemi punuar e banuar, kur ishim ne Shqiperi e të tjera si këto në njohjen e parë.

Shkëmbyem nr e telefonit,adresat dhe më propozojë të merrja dhe time shoqe ndonjë ditë dhe të takoheshim, për një kafe.

Nuk e miratova propozimin e saj pavarësisht se i thashë për modesti:

-Me kismet, pse jo?!

Nuk më pëlqeu që më tha “merr edhe bashkëshorten e të dalim për kafe” Nga një anë ajo ishte në rregull, por mua m’u duk sikur më fiksoi për “burrë” të “dyshimtë”me që ajo ishte vejushë(?)

U ndamë. Unë hypa në makinën time ajo në të sajën.

Më pas mori disa herë ne telefon, por unë hezitova sinqerisht të vazhdoja miqësinë me të duke e quajtur kohë te humbur dhe pa kurrfarë motivi a interesi shoqëror apo social. Telefonatave te saj i e përcillja me justifikime; jo nuk kam kohë, jo jam i zënë,….ndërkohë ajo kërkonte “kafenë” e premtuar.

Nuk e njihja fare. Madje habitesha që këmbënguli të njihesha sa më shumë me të. E vura re dhe kur ishim në postë që ishte si e dyzuar, e papërqëndruar,e shpërndarë,por mendova se do kishte probleme të shëndetit mendor po e po (qofsha i gabuar),por e pashë ose kuptova se vuante nga ndonjë ankth apo stress,gjithsesi m’u desh të shikoja punën time . E kisha harruar fare takimin me të apo si kisha dhënë hiç rëndësi, kur një ditë të bukur,pa kurrëfarë drojtje u paraqit para shtëpisë sime.

Sinqerisht u befasova për kurajon apo këmbënguljen e saj për të më kontaktuar. Ngela disi i habitur gjithsesi për kortezi duhet të sillesha mirë dhe aq më teper që më erdhi në shtëpi.

E pritëm sinqerisht mirë se s’kishte arsye të bënim ndryshe. E para se ishte grua, bashkështetase pse jo dhe krahinore.

U ul ,zuri vënd mirë e bukur, dhe theu heshtjen sikur të ishim të njohur prej kohës. u vetprezantua me bashkëshorten time dhe me fëmijët.

Pa e qerasur mire e mire na tha se kishte ardhur jo pa qëllim tek zoti PALI, të cilën pati fatin ta njofte një ditë në postë ku po postonte një sasi parash në Shqiperi .

-Erdha sot ta falenderoj, por njëkohësisht të rrefej dhe historinë time… Cila jam nga jam e pse jam? Kam marre vesh se ju dhe shkruani z Pali. Më vjen mirë. Do të kisha qejf të bënit një shkrim në gazetë rreth disa mbresave te mija këtu në Amerikë. P sh, si e kam përjetuar unë qëndrimin tim në Amerike sot e 11 vite rresht.

Historia ime është e tepër e dhimbshme e prandaj mendova ta bëj publike, që t’i shërbejë çdo nëne e çdo familjeje shqiptarësh në mërgim.

Do të më falni për emocionet, por mendova se Zoti Pali, do të jetë njeriu që do të ma lehtësojë këtë dhëmbje, mbas e di që do jetë i vërtetë për sa do ju rrëfej, apo për sa do t’ju tregoj.

Ndoshta do t’u marrë kohë po më duhet t’u them se…..

E nderpreva se m’u desh t’u tregoja familjarëve të mi se si isha njohur unë me këtë zonjë që e kisha takuar rastësisht në postë.

-Pasi u takuam në postë,- vazhdoi ajo,- unë u futa në “Google” dhe bëra të mundur të njihja veprimtarinë tuaj letrare, shoqërore e sociale prandaj mendova se do të më dëgjonit.

Jo për modesti, por i thashë zonjës Nora se unë nuk mund të merrja përsipër të vërtetën e historisë së saj, çfardo qoftë ajo histori aq më keq kur s’jam ndonjë person juridik apo institucion….

Nora këmbënguli dhe m’u lut ta respektoja kërkesën e saj.

-Jeta ime zoti Pali , është për skenar filmi,po të më dëgjonit do t’jua di për nder…

Ngela pa fjalë,Nora e kishte fituar betejën.

Po e degjoj:

pJp

Nora/3 (e red)

Mundohej ta kontrollonte veten në veprimet e saj. Emocionet ishin te dukshme, ndersa mundohej t’i fshinte ato. Me duart qe i dridhesin, rrufiste kafen pa vetedije, ndersa syte nuk i mbajten dot lotet qe filluan t’i pikonin ne preherin e saj. Dukej qartë se ishte ne siklet. Nora nuk dinte nga t’ia fillonte. Për një çast m’u dhimbs jashtë mase. Më së fundi, mori guximin dhe filloi te flasë:

-Nuk është se kam emocione,zoti Pali, para juve e familjes suaj,po më shumë jam e hidhëruar deri në palcë mbi jetën time mjerane, -me tha duke më parë drejt ne sy.

*******

Mbarova Universitetin shkëlqyeshëm. Menjëherë mora emërimin si zooveterinere . Gjatë jetes studentore isha miqësuar me një student po nga qyteti im që më pas u bë dhe bashkëshorti im.

U rrita në një familje intektualesh. Ishim pesë motra, pa asnje vëlla. Të gjitha me shkollë të lartë dhe të gjitha në moshë ishin mbas meje. Unë isha e madhja, por edhe më fatkeqja.

Rënia e shtetit, më gjeti me dy vajza; me Rominën 17 vjeçe dhe Dean 13 vjece. Të dyja shume të bukura dhe të shkëlqyera në mësime.

E përjetuam tmerrësisht keq rënien e shtetit si unë dhe im shoq Genci. Vajzat i kishim ne adoleshëncë. Po nga ç’u ruajtëm, nuk shpetuam. Na ndodhi ajo që ne i trembeshim më shumë. Na i rrëmbyen Rrominën po atë ditë që do të festonim 17 vjetorin e saj. Ishte ditë e diel, plot diell i vitit 1997.

Na u nxi jeta. Humbi dielli nga sytë tanë njëherë e gjithmonë. Gencin po atë natë e shtruan urgjent në spital me një sulm kardiak. Unë vetëm ulërija. Dean, e mori për strehim një nga motrat e mija që ishte mesuese bashkë me të shoqin në fshat.

Një shkatërrim total brenda një nate. Na u shktatërrua çdo gjë brenda një dite. E kishim ndërtuar jetën fare bukur, u gëzoheshim gocave si i vetmi diell i jetës sonë. Bëmë denoncimin pranë komisiaratit. Policia heshti….

Kudo ndiehej era e “demokracisë” vandale. Qyteti gradualisht ndillte zi. Siç gdhihej ashtu dhe ngrysej; me kollitje të tmerrshme të kalloshnikovave dhe të lloj -lloj armëve të rrëmbyera nga huliganë depove të ushtrisë që i mbanin e përdornin njerëz e rini e papërgjegjëshme totale.

Na iku mëndja…., çmënduria ishte e pa kufishme, dhimbja dhe hidhërimi na kishte hyrë thellë në shpirt.Në apartamentin tone hynin e dilnin miq e shokë të afërm e farefis, njerëz të panjohur dhe komshinj në çdo kohë. Humbëm nocionin kohë.

Lloj -lloj lajmesh dashmirëse e dashkeqëse na servireshin ca si shpëtimtarë e disa të tjerë donin të shuanin kurreshtjen. Disa thonin se :”Romina iku në drejtim të paditur me të dashurin” Ndërkohë që ne si prindër ishim krejt të paditur rreth ndonjë dashurie të mundshme të saj.

Disa të tjerë thoshin se kishin ardhur disa “rrëmbyes femrash profesionistë nga malësia”dhe me motoskafë a me gomone kapërxenin kufirin ujor me “prehun” e tyre për prostitucion apo për biznes, disa të tjerë thonin se, ………!

Na hoqën trurin. Çdo ditë që kalonte aq më shumë rrudheshim në mendje dhe në trup. Fjalët na kishin ikur, mendja ku nuk na shkonte. Ditët kalonin dhe ne prisnim me sytë nga dera. Prisnim çastin , kur ajo do të na dilte perpara sa të hapej dera….Me Dean,komunikonim ne telefon,se as vinte, as venim ne fshat. Ishte luftë,ishte gjëndje e paimagjinuar. Shteti nuk funksiononte. Te ne nuk kishte më jetë. Genci doli nga spitali gjysëm i vdekur. Ekonomikisht po dobësoheshim. Ishim të papunë.

Asnjë shpresë për gjetjen e vajzës. Asnjë lloj shënje. Ku ta dinim në cfarë drejtim e kishin syrgjynosur,na humbi komplet besimi se do ta shikonim më.

U çmënda. Desha të vrisja njerëz, të merrja hak. Mezi i kisha rritur vajzat. Ishim në punën tone, në hallin tonë. Bukuria e vajzës siç duket i kishte bërë gjëmën jetës së saj. Ato i gjurmonin maskarejtë,pa ditur pasojat.

Nuk u muar vesh asnjë e dhënë si e kishin marrë , kur e kishin rrëmbyer,kush e rrëmbeu, ishin grup apo individë që e kishin vënë në shënjë. O tmerr i vërtetë,o jetë plot helm,o dhimbje nëne! Mos e provoftë kush!

Qyteti ziente nga fjalët. Unë ngela çdo ditë në dyert e policise, hetuesisë, prokurorisë,por dyerte e tyre as dëgjonin, as shikonin. Frika e tyre ishte me e madhe se e jona.

Genci pinte vetëm cigare dhe rrufiste për 24 orë kafe.

Motrat e mia nuk m’u ndanë asnjë çast, duke na ngushëlluar dhe duke na dhënë kurajo, ashtu siç nuk m’u ndanë dhe mësueset e fëmijëve,miq e të afërm,por çdo kush kishte frikën e vetvetes, e të fëmijëve të tyre.

Kaluan ditët pa kuptuar. Në qytet dëgjonim gjëra nga më të ndryshme; rrëmbime ,vrasje,vjedhje,prostitucion, armët sheshit.

E kisha humbur toruan,isha tjetërsuar nuk e imagjinoja të takohesha më kurrë me vajzën time të dashur,më dhimbte shpirti,përjetoja vetëm ankth,frikë, mosbesim.

Sekserët e atyre ditëve ishin të paskurpullt. Bënin propozime direkt a indirekt që të pagonim dedektivë private të bënin ivestigime…në shtetet fqinj kundrejt shumave të majme .

Të tjerë na thoshin se ndoshta e kishin rrëmbyer tiranas dhe se vajza ndodhet brënda Shqipërisë. Lajme që më shumë na rrëndonin e na shkulnin zëmrën nga vëndi.

Romina po zbehesh nga drita e syve tanë,po humbisnim imazhin e saj.

Dea nga ana tjetër e përjetonte keq situatën Shkollën e kishite lënë. Motra ime kishte marre përgjegjësi të paimagjinushme.

Genci shëndetërisht po binte çdo ditë. U vizitua dhe nuk merrte fare mjekim nga hidhërimi. Ai cdo dite shtonte dozën e kafesë dhe cigareve.

Rrathët e syve të mi ishin nxirrë,fytyra plot rrudha kishte marë ngjyrë mavi. Shoqet më jepnin kurajo të tregoja kujdes për shëndetin tim dhe të Gencit. Por si ,në çfarë mënyre mund të gëzonte zëmra e nënës në të tilla raste!?

Hera -herës,doja të çaja dete,të çaja male e kufinj, të përmbysja shkopinj doganash e piramida kufitare, të gjëja domosdo pjellën time. Isha bërë më shumë nënë ulkonje se sa Nora e dikurshme plot lezet e nur, gruaja që qyteti më shifte si të veçantë e të përveçme.

Romina,po na merrte me vete në humbëtirën e saj drejt një të panjohure të hidhur, të trishtueshme, drejt tragjedisë më të madhe të jetës.

Nuk di as nuk gjej fjalë të rrëfej dhimbjen e nënës, atë dhimbje shumë here të shumëfishte se dhimbjet e lindjes…

Drejtësia hesht, shteti hesh,policia nuk ekziston…perëndia me keq, hesht nuk flet.

Dielli më duket i venitur pa drite, pa ngrohje.

Shtëpia nxin,deti me keq, shpresa zero.

Hiç ,asgje, asgje, asgje….

N O R A 4

nga pJp

Nora 4 (e red)

Ngjarja bëri bujë. Gjithë qyteti ato ditë dhe gjatë gjithë atij vitit të vështirë , ashtu siç errej edhe gdhihej duke përjetuar ethshëm kollitje armësh, luftë, pasiguri e mosbesim për të ardhmen. Qytet i zymtë. Kudo banda e banditë,vjedhje e vrasje, rrëmbime e përdhunime…Kapuçonë me maska në çdo rrugë e në çdo cep. Shteti kishte rënë totalisht .Policia nuk dukej gjëkundi. Ishin ditë tmerri dhe zie.

Nata e asaj dite që na rrëmbyen Rominën, kishte qënë e pafundme, me ëndrra të frikshme, me shira të rrëmbyeshëm, më erë të fortë dhe shumë e ftohtë. I gjithë qyteti ishte pa drita. Të ngjallte panik erresira. Vjedhjet dhe pabesia ishin strukur e strehuar në çdo derë, në çdo çdo rrugicë e lagje, në çdo skutë. Të vinte frikë të hapje derën e shtëpisë tënde për të dalë jashtë.

Pallatet filluan të ndërtonin në hyrje dhe në parahyrjet e tyre “barikada” mbrojtëse me tulla, beton e hekur. Çdo pallat kishte vendosur roje. Furrat e bukës punonin me frikë dhe me orare të reduktuara. Shkollat e kopshtet nuk fuksiononin. Varfëria po arrinte kulmin.

Papunësi e madhe gjithandej vendit. . Njerëzit përpiqeshin të largoheshin nga vëndi i tyre si klandestinë. Ne që kishim vajza përjetonim ditë tmerri.

As tek gjitonët, as tek të afërmit, s’kishim më besim. Çdo kush ruante familjet dhe femijët e vet.

Vajzën na i zhdukën për pesë minuta, aty nga ora nëndë e mëngjesit ditën e diel.

U ngrit nga gjumi e mjera vajzë. U la, u vesh u ndërrua, hëngri mëngjesin dhe zbriti poshtë të hidhte plehrat. As që e paparashikonte e as e paparamendonte se çfarë llahtari mund të përjetonte në ato pak çaste. I paten hedhur një thes në kokë, i zunë gojën dhe për dy -tri minuta u zhdukën…

U llahtarisëm. Të gjithë ngrimë në vend, kur dëgjuam disa ulurima rrëqethëse. Ishin komshinjtë poshtë që bërtisnin me sa fuqi që kishin:

-Noraaaaaa, Genciiii,……Roooomina, Romina e rrëmbyen Rominën….

Ndihmë! Ndihmë,….dilni, o njerëz, e rrëmbyen vajzën, lajmëroni policinë! O zot! Ishin dy makina e disa djem me kapuçë e me maska. Ata qëllonin me kallash nga xhamat e makinës .

-O zot, o zot, dolëm poshtë të llahtarisur, zbritën nga pallatet të irrituar burra, gra, fëmijë…. Disa syresh me hunj e sende mbrojtëse nëpër duar, ca djem të pallatit, me armë në duar iu kundërvunë duke ndjekur pas makinat e “rrëmbimit” me makinat e tyre . Gjithë lagja ishte “armatosur” dhe nga dyer e dritare dëgjoheshin të shtëna kallashi.

Pas një ore, mësuam se dy makina po digjeshin aty nga hyrja e qytetit. Ndërkohë që motoskafet e “zinj” bënin “luftë” imagjinare me njëri -tjetrin.

As nuk mund ta përcaktonte dot askush udhën e rrëmbimit të tyre as nga toka, as nga deti e as nga ajri.

Ne përjetuam të dy, çastet më të vështira të jetës sonë. Dridheshim dhe nuk dinim se ç’të bënim.

Ku të ankoheshim? Çfarë mund të bëjë një nënë e vetme në ato çaste?! Genci e humbi toruan fare. Iu drejtua miqve dhe shokëve të tij për ndihmë.

Megjithëse ishin ditë të vështira lufte, disa policë të policisë gjyqësore e disa hetuesa që i njifnim u dukën të merrnin deponime, të mbushnin proces verbalet e “ndodhisë”.

Natyrisht nuk ishim ne të vetmit, as të parët as të fundit.

Disa djem “kapobandash” të njohur e të panjohur na u afruan t’u jepnim deklarata se për kë dyshonim, a kishim ndonjë ide se kush na kishte inat ? Me kë kishim ndonjë mosmarrveshje? Po kujt t’i besoje?! Mendoja se mos ndonjëri prej tyre mund të kishte gisht në rrëmbimin e vajzes time.

Disa kërkonin para të viheshin në ndjekje të rrëmbyesëve. Ishin tri mundësi; o e kishin marrë nga deti, ose nga toka,e pse jo dhe nga ajri….Aeroporti më i afërt ishte Korfuzi, ose Brindisi.

Brënda javës, na u paraqitën edhe disa “murgesha” angleze, apo “izrailite”, disa shoqata”jehovajsh” apo “evangjelista” që operonin në Shqipëri në ato kohë…të cilat me fondacionet e tyre “bamirësie” na vinin në ndihmë “ekonomikisht” dhe moralisht.

Gjëndja e tim shoqi sa ditë kalonin aq më shumë keqësohej. Ai nuk e përballoi dot dhe mbas disa goditjesh e sulmesh kardiake mbas një muaji të rrëmbimit të vajzës, ndërroi jetë.

Gjithë qyteti e përjetoi shumë keq largimin e parakohëshëm të tij nga kjo jetë. Unë mbeta vetëm me hallin që më ra.

Dea nuk e donte më veten. Ajo e beri të padurueshme qëndrimin e saj në fshat. U bë si e marrë. Humbja e motrës dhe vdekja e të atit e kishin tjetërsuar.

Nuk dilnim dot nga dera,dikush mëshironte nga gjitonët e na binte nga një ponxh apo ndonjë filxhan kafe të mbaja zëmrën.

Ushqimin e kisha harruar fare. Një krodhë bukë në dorë e haja si qëni bashkë me lotët dhe ligjerimet.

Isha nëna më e helmuar në botë.

Gencin e harrova fare, njeriun tim më të dashur në botë, babanë e fëmijëve të mi që iku i helmuar e buzëplasur.

Etje të paparë kisha për Rominën. Nuk mendoja se do ta takoja më kurrë vajzën time. Si çekan mbi kokë më godisnin pyetjet e shumta që i bëja vetes. Ku do të jetë tani? Si do të jetë? Mos e kanë rrahur? Mos e kane lënë pa ngrënë? Mos ka ftohtë, se doli hollë atë mëngjes? Ku, si, çfarë….?

Çdo ditë shpresoja se diçka do të merrja vesh. Po asgjë.

Policia çdo ditë përballej me huliganë e gango që vinin nga e gjithë Shqipëria. Atje ishte shteg kladestinësh, atje ishte epiqëndra e parasë, korrupsionit, naftës, makinave kontrabantë, siç ishte dhe rrëmbimi më pas në masë i vajzave që i merrnin nga të gjitha rrethet e vëndit që t’i rekrutonin për prostitucion duke i shfrytëzuar apo shitur trotuarëve të Europës.

Brënda një muaji, ishin kryer 13 vrasje,ishin djegur e vjedhur dhjetra banesa. Në fshat e në qytet gjëndje amullie trubullire, pasigurie.Nuk dihej se sa njerëz të humbur apo të rrëmbyer ishin bërë.

Shqipëria ishte “njolla e zeze “ e Europës dhe botës atë vit.

Sa më mungonte Romina! O zot! Dielli kishte kohë që nuk shkëlqente më në qiell për mua.

Dhe kur dilja pesë minuta për ndonjë blerje më dukej se njërëzit më mëshironin.

Më mungonte tmerresisht vajza.

Lusja zotin vetëm të ishte gjallë….

pJp

N O R A 5

pJp

Nora /5

Kaluan plot dhjete vjet nga dita që më rrëmbyen vajzën. Dhjetë vjet si dhjetë shekuj. E humba vajzën. Humba çdo shpresë dhe përfytyrim për të. Ç’të bëja?

Jeta m’u bë sketerrë. E përfytyroja gjithnjë ashtu të bukur, gjithë nur, si në ditën që m’u zhduk. Harroja që dhjetë vite larguar kishin bërë punën e tyre. Si do të ishte tani Romina? Do të ishte po aq e bukur, apo edhe më e bukur?! Gjithnjë në se do të ishte gjallë. Ku s’më shkonte mendja. Po të ishte gjallë ajo do më dëgonte një fjalë mua si nënë, apo jo?! Do të më kërkonte.

Isha bërë një robot më vete që veproja mekanikisht duke kryer ato pak detyra jetësore.

Mundimi, sakrifica jone dhjetë vjeçare për të rënë ne ndonjë gjurme për të, ishte zbehur, venitur ose humbur totalisht.

E ku s’e kërkuam?!O zot ç’na bëri ajo vajzë ?

Më plaku para kohe. E vesha krejt me të zeza veten, edhe shpirtin e kisha brënda si qymyr, nuk dija te qeshja, por vetëm qaja çdo çast, çdo orë.

Gjithë njerëzinë e këtij qyteti e shifja si të huaj e më dukej sikur të gjithë më meshëronin. Aty -këtu prisja ndonjë fjalë të mirë nga njerëz të mire e të njohur që me jepnin kurajo,duke dhënë durim e shpresë.-

-Nora, e rëndësishme është që vajza të jetë gjallë,- më thoshnin me keqardhje duke më fërkuar shpatullat. Kjo ishte ëndrra ime që nuk e shuajta kurrë. Kisha besim se do ishte gjallë. Ndjesia e nënave është e çuditshme. Zemra e tyre parandjen. Ato nuk duan të mendojnë keq për fëmijën e tyre edhe atëhere ,kur me të vërtetë është keq, shpresojnë për më të mirën.Romina është gjallë dhe unë do ta gjej atë me se s’bën!

Besoja në Zot dhe hera -herës shkoja në kishë të dielave të kremteve e shërbesave fetare, duke iu lutur të madhit Zot të me kthente dritën e syve. Më ishte helmuar shpirti. Mjerë ajo nënë që qan fëmjën as të gjallë e as të vdekur!

Dea, çdo ditë e më shumë vuante mungesën e së motrës. Ishte bërë e heshtur. Nuk kishte se me kë të këshillohej. I mungonte gjysma e zemres, i ishte këputur njëri krah nga supi. Për çdo gjë ndjente frikë. Nuk kishte siguri te vetja. Kishte humbur besimin.

Dea, ishte e bukur e po zbukurohej çdo ditë e më shumë. E vetmja mbështetje për të ishte Romina dhe unë. Ishim gjërat më të shtrënjta të saj.

Ndjenja e frikës dhe për Dean më ndiqte çdo sekondë. E kuptoja gjëndjen e saj shpirtërore.

Ajo, u mbyll në vet vete dhe kishte gjithmonë atë,ndjenjën e frikës të pasigurisë e të mosbesimit. Natën s’e bënte gjumin të qetë ndërkohë që unë e kisha humbur nocionin e natës apo ditës.

Mua më kishte të gjallë, po të humbur në humbëtirën e së vërtetës.

Shpirti ynë e di se si ngryseshim e si gdhiheshim. Na dukej shtëpia burg, xhami, kishë…të pashpresë e të pafat. Mblidheshim si dy qyqe në darkë të dyja kokë më kokë dhe nuk nxirrnim zë.

U përplasëm me lloj- lloj njerëzish në ato vite; individë,shoqata kishtare e bamirësie,murgesha e prifterinj,hetues e gjykatës,gazetarë e media vizive,Tv e radio si brënda vëndit, por dhe në vëndet fqinje ku investiguam në kërkim të saj, të gjithëve u kërkonim ndihmë.

Vetëm mashtrime, gënjeshtra,premtime e në shumë raste zhgënjime që na kushtuam shumë si moralisht dhe financiarisht.

Fal motrave të mija dhe fëmijëve të tyre që ishin në mërgim që më qëndruan pranë më çdo kohë dhe ekonomikisht. Ndryshe nuk do ta përballonim dot.

Bashkë me kunatin disa herë shkuam në Athinë e në disa qytete të tjera. Kudo na thonin lajme të rreme e të pavërteta, se gjoja e kishin parë vajzën. Vajtëm dhe nëpër Itali,arritëm deri në Spanjë e Barcelonë, por hiç, çdo njoftim na dilte shterpë pa asnjë gjë të vërtetë.

Iu drejtuam disa herë emisionit ” Njerëz të humbur” si në Shqipëri dhe gjetkë, deri Amerikë, Australi, Angli e ku e ku.

U lidhëm me kryqin e kuq internacional. Dërgonim fotografitë e saj te të gjitha mediat që na i kërkonin. Takonim njerëz të ndryshëm që siç na kishin lajmëruar e paskishin parë Rominën, por më kot asgje e saktë.Herë shpresonim dhe herë na shuheshin shpresat. Jeta jonë u tkurr në vazhdimësinë e zymtë të saj.

U tjetërsova, u mpiva, u lodha,fillova të mos besoja më në njerëz,urreja natyrën,detin, kafshët kohën, qiellin, diellin, hënën,bile dhe gjelberimin,isha kthyer në një “mumje” te vërtetë.

Makinat e zeza më tmerronin.

Në gjithë e gjithë këtë zymtësi trubullirë e amulli që përjetonim pikërisht në kohë jo të duhur Dea,ende gjimnaziste bie në dashuri me një oficer gjyqësor nga veriu që shërbente në qytetin tonë.

O zot dhe kjo na duhej….

Akoma më keq e shikoja të ardhmen e saj,mendoja se do ta humbisja dhe këtë.Ajo ishte ende e vogël.

Fola me netë të tëra duke iu lutur se kishte ende kohë për të bërë një hap të tillë. Të hiqte dorë nga kjo lidhje se nuk ishte koha për të bërë ketë veprim, ndërkohë qe ne vuanim halle e halle shumë më të mëdha.

Absolutisht s’e kisha besim në lidhjen e tyre.

Motrat e mija dhe fëmijët e tyre m’u mërzitën shumë. Ata ngulnin këmbë duke më thënë se Dea nuk duhej të lidhej me atë njeri., përndryshe ata do të distancoheshin prej saj.

Ato folën vetë me Dean,por ajo u a bëri të qartë se nuk tërhiqej prej tij dhe se i kishte dhënë besën dhe fjalën atij.

Plagë e madhe. Po ngelesha vetëm. Halli I një nëne mos qoftë kurrë si imi.

Deti më nxihej çdo ditë më shumë, dallgët më dukeshin sikur do më përpinin, shikoja me sytë e mi fundin e botës.

Isha kthyer në një tjetër Norë. Rrudhat në fytyrë më tregonin edhe më të madhe në moshë. Ato shtoheshin sa herë që më shtoheshin hallet. Pasqyra më tmerronte. Oreksi më ishte prerë. Fillova cigaren dhe dëndësova kafetë. Çdo ditë e më shumë po firoja.

Motrat i kisha shumë të dashura dhe të gjëndura. Nuk m’u ndanë asnjëherë.

Me Dean, fillova të mbaja distance. Nuk e urreja por ndëshkoja veprimin e saj. Ishte ende e vogël dhe e papjekur. Parashikoja fund të keq, nuk e di pse e paragjykoja ,s’e di…..S’kisha asnjë arësye të gjykoja kështu,por kur i thyhet zëmra nënës, nuk është mirë.

Sa here e ndjeja veten të pafuqishme të venitur, të pashpresë, shkoja tek Genci,me një tufë me lule e me një qiri në dorë. Kisha nevojë për fjalën e tij, për mendimin e tij. Ai më la në kohë që prania e tij ishte domosdoshmëri në jetën tone.

Ashtu si erdhi në këtë botë, ashtu dhe iku, i pagëzuar e buzëplasur.

Jetimi s’ka kurrë fat, ai ishte rritur pa nënë, me njerkë. Unë kam kujtimet më të bukura e më të ëmbla të jetës time për të. Ishte Perëndi për mua dhe vajzat.

Kur perëndoi sytë, më tha vetëm dy fjalë:

– Po të lë me një telash të madh, të lutem, mos u lodh duke kërkuar vajzën…mos u lodh kurrë derisa ta gjesh Rominën, atëhere unë do të prehem i qetë!

Amaneti i tij më mbyt, më rri çekan mbi kokë. Fjala e tij më duket “vetëtime” e rrufe në qiell të hapur. Largohesha çdo here me lot në sy e zemërplasur nga varri i tij. Fotografia e tij në mermer më dukej fytyra më ëngjëllore e pafajshme. Pasqyrë e njeriut model,bashkëshort e baba shëmbullor.

Ai iku në të mbarë të tij, në qetësinë e përjetëshme,ndërsa unë pse jo dhe Dea, perjetojmë vdekshmërinë e tij për së gjalli.

Sa here i premtoja, sa here betohesha, se nuk do më dalë shpirti pa takuar edhe njëherë Rominën. Kisha një parandjenjë se ajo ishte gjallë. Këtë ma thoshin dhe sytë e tij në fotografinë e mermertë të kryqit mbi krye. Nga thellësia e tokës më tingëllonte në vesh si bubullimë e mekur zëri i tij :

-Noraaaaaa,vajzën, vajzën Nora,Noraaaaa !

O i madhi zot!

Hera -herës përpiqesha të merrja dhe Dean me vete,si në kishë dhe në vorreza, por Dea me sa kuptoja po e merrte me vete koha. Evolimi i së cilës është një “uragan”që bie si jashtëtokësor mbi rininë,ku prindërimi të jetë mallkim,prindërimi të jetë heqja e lirisë tyre. Ky fenomen që nuk ishte në kohën tone mua më rëndonte në shpirt.

Nuk desha kurrësesi të humbisja dhe dashurinë e Deas ndaj meje,por fatkeqesisht,shikoja tek ajo sa u mpleks me “policin”ndryshim rrënjësor,një fare indiferentizmi,moskujdesje,një fare distancimi.

Vinte në shtëpi, hante pinte,lahej, vishej dhe zhdukej pa më thënë asnjë fjalë.

Kur kthehej, vinte e mërzitur (ose hiqesh si e tillë) më linte të kuptoja të mos flisja as ta qortoja, as ta kritikoja…mos qoftë nënë kërkush.

Për mua po bëhej e vështirë gjithçka. Shpesh here e merrja me të mirë, e fusja në kraharorin tim, e puthja me mall si adoleshente, qaja me ngashërim. Lotët e mi lagnin faqet e bukura të saj, duke ju lutur të mos më braktiste,s’kisha njeri në botë veç atë.

-Dea,shif si është katandisur nëna jote, më shif pak në sy, më shif rrudhat, ma ndjen dhimbjen? Po shpirtin ma ndjen? Shif Dea, puthmë Dea,përqafomë e dashur,mos u largo nga nëna jote, të lutem Dea!

Ti ke jetën tënde, dashurinë tënde,por kur të behesh nënë do të më besosh.

Kemi nevojë për njëra -tjetrën, Dea.

Kemi një amanet nga Yt Atë,po po! Unë dhe ti dhe asnjë tjetër…

Hera -herës Dean e mbysnin lotët dhe e zinte gjumi mbi prehrin tim pa u zhveshur.

Hera -herës, s’pranonte as fjalën, as përkedhelinë time.

Siç duket ajo kishte”probleme”, diçka e shqetësonte. Unë e ndjeja.

Kishte netë që as dallgët e detit nuk dëgjoja, kur atë e kisha në prehër…

Hera -herës gdhihesha pa mbyllur sytë bashkë me të.

Heshtja e shpirtit për të dyja nxinte.

Hëna hynte e dilte mbas malit copë -copë…

6

pJp

NORA episodi 6

NORA /6

U mbyllëm në vetvete nga e keqja që na zuri si une dhe Dea, e cila vazhdonte rregullisht lidhjen me Toninin. Ai, mbas tri vitesh shërbimi në qytetin tonë ,u transferua në Tiranë, në Ministri, i vlerësuar, për punë të mirë dhe me një gradë më të lartë. Atëhere mora vesh unë e shkreta që s’paskish qënë “ushtar”, por “partiak”, ashtu ishte atëhere me klane.

Në Ministri, nuk ndënjë as një vit, se shumë shpejt emërohet shef dogane në një pikë doganore të cilësisë së veçantë.

Shteti, atyre viteve e më pas, sikur mori një farë qëndrese, mori formën e një shteti ligjor “demokratik”.

Me pak fjalë do vinte një ditë të ndahesha edhe me Dean, se me sa kuptoja lidhja e tyre ishte e mirë dhe konsolidohej çdo ditë e më shumë.

Toninin, e kisha takuar pak herë atyre viteve, sepse dhe Dea,nuk këmbëngulte shumë që unë të afrohesha me të si nëna e saj që isha. Asnjëherë s’e kuptova këtë gjë. Pse sillej kështu Dea me mua?! Ne duheshim shumë me njëra -tjetren. Nuk kishte më asnjë dashuri tjeter midis nesh, per aq sa nuk kishte hyre ende Tonini në zemrën e saj. Ne vuanim të njëjtin shqetësim. A do të bëhej e gjallë Romina?!

Më shqetësonte mendimi se si do të ishte e ardhmja e saj me këtë njeri enigmatik.

Mua më dukej se nuk ishin të përshtatshëm për njëri -tjetrin. Ai ishte serioz dhe i prerë si ushtarak, i egër , nxinte nuk qeshte kurrë. Ozot çfarë tipi!

A ishin për njëri- tjetrin,apo ta quaja një aventurë të adoleshentës.

Një gjë e kisha të sigurt, sipas të thënave të saj, që Tonini,kishte lidhje të forta me disa qeveritarë “vipa”, të njohur nëpër Shqipëri,e në çdo rreth,nga ata që drejtuan “shtetin”,ndoshta pse jo edhe bandit; nga ata të hurit e të litarit.

Kjo më frikësonte akoma më shumë si nënë kur mendoja se mund të përzihej në aferra korruptive dhe më pas ku i dihej mund të humbisja dhe Dean.

Dhe kështu ndodhi. U stabilizuan në Tiranë. Siç mora vesh, kishin marrë një “kredi bankare” , blenë një apartament,e filluan jetën normalisht.nAs nuk dija çfarë njerëz kishte e nga ishte saktësisht. E pyesja Dean,ajo heshtte e kurrë asgjë për të.

– Po dale moj çupë , të marrim vesh, cili është, nga është, ç’prindër ka, me se merret…..

-Kur nuk më intereson mua nga është, ty çfarë të duhet? – më përgjigjej pa më parë në sy. Ma mbyllte gojën me fjalë të hidhur,por nënës i vinte një thikë në shpirt. Atë nuk e kuptonte ajo. Nuk kish si ta kuptonte, kur të mbyll sytë e të verbon dashuria, këtë e kuptoja mire se…,kështu më kishte ndodhur edhe mua me Gnecin dikur.

Tonini, ishte titullar në atë doganë dhe vente e vinte në familje kur u stabilizuan në Tiranë sipas rastit. Ata nuk bënë as dasmë as darkë , me një fjalë ikën “hajdutçe”.

******

Ikja e vajzës në Tiranë, më paralizoi të tërën. Ngela vetëm. Hera -herës më thoshte në telefon se së shpejti mund të lëvizja edhe unë mbas tyre,gjë që s’e shikoja të mundur kurrë aq me keq nga qëndrimi Toninit, që nuk më dha asnjëherë ngrohtësi, siç duket Dea,i kishte prezantuar qëndrimin tim të fillimit për të që s’e kisha pëlqyer këtë lidhje.

Kjo nuk më shqetësonte se sa më shqetësonte qëndrimi Deas, që pothuajse më braktisi.

U tkura e izoluar brënda vetes. Më kishte mbytur trishtimi. Isha bërë shumë melankolike dhe e pashpresë. Humba çdo kontakt me njerëzit. Motrat më ndihmonin jo vetem moralisht por edhe financiarisht. E shikoja që Dea, s’kishte interesimin e parë. Po ta merrja unë në telefon mirë,në rast të kundërt ajo nuk kujtohej.Isha totalisht e humbur.Habitesha si u tjetërsua kaq shumë e kaq shpejt kjo çupë?! E pabesueshme. Por nëna, është dhe mbetet nënë.

Më ngeli në shpirt hidhërimi dhe loti në sy.

Më ishte zbehur gradualisht shpresa për Rominën, se nuk kishim asnjë shënjë që të na ngrohte shpirtin.

Shpesh deti më tmerronte. Shpesh më bëhej që mes dallgëve të tërbuara do të më dilte ajo, e bukura ime si sirenë në mes të detit. Herë -herë e shikoja Rominën të mbytur që e tërhiqte një barkë me një litar në fyt. Kapiteni i varkës më ngjante si imazhi i Toninit. E kuptoja që po çmëndesha …

Pse të isha kaq e çorientuar?!

– O zot, më mba mendjen e kokes ne vend,- i drejtohesha qiellit me duart zgjatur drejt tij.

Gjithsesi, i vura vetes si qëllim të mos zvarritesha, të mos dorëzohesha, të mos qurravitesha.Bota do qeshte me mua.

Njerëzit , me ikjen e Deas, ndoshta duke marrë vesh të vërtetën, bëheshin kureshtarë dhe pyesnin. Disa me shpirt te pastër e disa me ironi apo me keqadashje . Si do përfundoja unë ,e veja e Genc M, bashkë me vajzat e mia, njëra e humbur e tjetra e “arratisur”?!

Kjo gjëndje sinqerisht më shkaktoi rëndesë në shëndetin mendor e fizik. Më iku oreksi, më priteshin gjunjët, më merreshin mend.

Vishesha gjithmonë me të zeza nga koka tek këmbët. Shkoja rregullisht në kishë. Isha e helmuar deri në palcë.

Me Dean,m’u rrallua komunikimi.Kishte raste që s’më delte as në telefon. Me Toninin nuk fola asnjëherë.U mërzita shumë me ta.

Shkoja shpesh tek njëra motër se ishim afër, por dhe atje mendoja se mos i bezdisja njerëzit me hallet e mia të mëdha. Ajo e fëmijët e saj nuk m’u ndanë asnjëherë.Burri i saj ishte njeri me pushtet lokal. Kishte natyrë të rëndë dhe unë druhesha nga ai.

Kishim bërë disa here debate, kur Dea u mpleks me Toninin. Ai mbronte ata dhe mua më quante grua e paemancipuar. Që atëhere unë e mora zët.

Nuk mjaftonin gjithë këto halle që pata mbi kurriz si nënë e helmuar, e vetme, por duhej të më shtoheshin edhe më të tjera. Mbeta vejushë ende e re, paçka që hallet më kishin rrëzuar. Atëhere një mesogrua siç isha unë vlerësohej dhe në drejtime të tjera, per nje që nuk m’i dinte hallet. Nuk i kisha lënë vetes asnjë të çarë në drejtim të sjelljes dhe moralit. Përkundrazi i ndruesha faktit se një grua e ve mund të paragjykohej dhe për keq. Nga ç’u ruajta nuk shpëtova.

M’u qep nga pas në mënyrë të tmerrshme një burrë,shofer që banonte disa pallate më larg nesh, me të cilin njiheshim prej kohësh që kur ishte Genci gjallë.

I kishte vdekur gruaja para katër pesë vitesh. Ajo kishte pasë qënë më e bukura në qytet. Kishin vetëm një vajzë dhe ajo e martuar me fëmijë kishte vite në emigracion.

O zot! Kur më ndaloi herën e parë, nuk doja ta besoja. Më ftoi për kafe pa të keq. Nuk më bëri presion,por më tha:

– Një lidhje mes nesh, do jetë në favorin e të dyve,ti je me plot halle dhe si e tillë ke nevojë për një mbështetje…

Më la pa gjumë për disa netë. Ditën nuk mund të dilja, se do më zinte rrugën ose do ecte në krah,apo nga pas sikur të ishte adoleshent.

Ishim pak a shumë të një moshe. Ishte burrë simpatik dhe në qytet njihej si zotni…Si Genci, si dhe e shoqja e tij,nuk kishin as tre a katër vjet vdekur.

-O zot ,-mendoja me vete,-çfarë të jetë kjo “gjëmë” që më ra mua?!

Rrija gjithë natën pa gjumë. u vura në pozitë tepër të vështirë. Pak halle kisha unë, po më duhej dhe një “emër”i tillë, pa u tretur ende im shoq ?!

As më kishte shkuar kurrë nëpër mënd e doja një diçka të tillë. Kjo ishte e tmerrshme për mua.

U konsultova me motrën për këtë problem. Ajo u befasua dhe pa u menduar shumë më tha:

– E pse jo?! Shumë mirë! Ç’të keqe ka? Shumë mirë të ka thënë. Të dy keni nevojë të mbështeteni te njëri- tjetri. Ai njihet për burrë i ndershëm dhe fisnik në gjithë qytetin.

U zura ngushtë. Burri i motrës, sikur e kishte marrë vesh dhe një ditë më tha me ironi:

-Nora të ka “premtuar” gjë Dinua (e kishte emrin shoferi Kostandin) se bashkë me të do gjeni Rominën?! Apo ke vendosur të bashkëjetosh me të? Po të më pyesësh mua kjo do të ishte zgjidhja më e mire. Eshtë qerrata ai, burrë i zoti,para ka plot. Pse jo?!

E ndjeva veten të fyer nga ironia e tij. Më mërziti, por pata kurajon e ia plasa në fytyrë.

-Kozma,- i thashë plot urrejtje,-jeta i sjell gjërat siç do ajo dhe unë në jetën time private s’kam pse të pyes as ty, as motrën time Maron, gruan tënde.

Në vënd të më ndihmoni, komentoni e hamëndësoni gjëra që unë e zonja as i kam përjetuar, as i kam kaluar nëpër mëndje.

Gjithsesi jam e zonja të vetvendos e t’i shikoj gjërat sipas hallit që më ka zënë.

Ti Kozma , mirë është të mos më zësh më në gojë,as të mos komentosh të paqëna.

vijon..