Petraq Pali-Kur të dalë inati, këtu jam të pres


  · 

Kur të dalë inati, këtu jam të pres

Ti djeg si vetëtimë,në darkë dhe mëngjes

Kur ti hidhërohesh dhe deti dallgët rrit

Dhe në ditën tjetër ti si diell ndrit.

të gjitha stinët je plot emocion

Sikur edhe dasmën prish për një limon

Unë ti di huqet,nazet unë ti di

Gjemon si veriu kur ka bore e shi

Ëmbëlsia jote në shtrat kur je shtrirë

Është e pa gjumë deri më të gdhirë

Edhe deti dallgët direkt ka qetuar

Mos më mbaj inat mos ri zëmëruar.

Se jeta të fton të jetosh e lumtur

Pa stresse pa zënka o moj “meskëputur”

Dashuria jote kur je me inat

Më zbut më bën qëngj kur më mer në shtrat..

About Post Author