Petraq Pali: Në kujtesën dhe në memorjen time


Petraq Pali

…..Në kujtesën dhe në memorjen Time dëgjuar nga të parët tanë janë të shumta historite, bemat, ngjarjet qe u trasmetuan brez pas brezi dhe shpesh here “celuloidi i trurit”perpiqet ti ripërtërije sikur ti kesh përjetuar vete:

Një herë në një stan dikur lashtë nga anët tona “ranë” kusarët,koha ishte e keqe shi e furtunë,qëntë e stanit e ndien dhe u egërsuan me keqbërësit që nga errësira nuk dinin të dallonin nga dhe ku qëndronin për të bërë sulmin “presë” tyre…deleve.

Çobani një njeri i ndershëm e nikoqir ne pune e ne hall te tij që për momentin nuk kishte asnjë nga djemtë aty, kur pa qëntë e Tij të acaruar ne kulm që lehnin si të tërbuar ju ngritën qimet e kokës dhe i kaluan mornica nëpër trup.

Më shumë mendonte turpin që do ti bënin kusarët se sa dëmi në mall…..

Instiktivisht, mori armën dhe doli nga stani,i armatosur,…bëri një shkrepje baaaaam në ajër dhe filloi të këndonte….

(Ai, nga sikleti imitoi se kusarët ishin të rrethuar nga djemtë e tij )

Dhe gjat këngës që e improvizoi në çast tha me zë të lartë aqë sa dhe furtuna e shiu u ndal të dëgjonin mire kusarët:

_O Ti DEDE në atë mbrrete* (*peme e madhe )

_O Ti KIÇ (Kiço) në atë Lis…

_O Ti Lekë në atë shegë

_O Spartak lerë shtegun e bjeru pas…

(Hajdutët me të ‘madhin” e tyre u t’kurrën dhe në terr të natës, ikën dhierazi nga sytë këmbët duke menduar se tani do kërcisnin pushkët…dhe turpi do ishte për ta…)

Historia bëri bujë dh u trasmetua brez pas brezi.

(Po mundi ndonjë bashkëfshatar i joni që e di këtë histori dhe këtë këngë le ta komentojë siç e di kushdo.)

About Post Author