Petraq Pali-Pa lidhje…


Pa lidhje….

Te gjithe “rrebel” me thone

Dhe Ty qe me vonese te njofa

Ndoshta sot apo me vone

Mos degjo se c’thone bota (?)

Do te thone e c’nuk do thone

Do sajojne te pa qena

Sikur djall me bri kam qene

Ndoshta i lindur qysh nga “nena”!

Mos degjo mike e dashur

Perpiqu te me njofish me mire

Se s’jam djall por as “njeri”

Di se jam vec embelsire..!

Plot vyrtyte mbart mbi vete

Plot te mira dhe stoli

Shpirti im sa shtate dete

Vec te jep Ty madheshti…!

E do thuash gjithe dynjase

Mbasi te me kesh mare melin

Mos ma ngisni qeratane

Lerme te dashuroj Poetin .

Pa do e kesh te mbushur xhane

Plot me hire kenaqesi

Cdo dite te nderosh fustane

Se si Ylli je vec Ti.

Bota do te cucurijne

Me zili do na shikojne

Pa do thurin plot intriga

Dashurine te sabotojne..!

Edhe ti me krahun tjeter

Hic mos u a vere veshin

Dhe sikur te intrigojne

Ne do qeshim ti perqeshim..!

Se jeta keshtu e thote

Prapa perdes nje mister

Pernedia do na bekoje (mallkoje)

Ty ne parajse e une ne fer(?)

Le ti tresim ditet bashke

Neper vjet e ne “dekada”

Sepse “djalli”eshte ne shishe

Do te dale kur e ze nata…!

Edhe Ti si nje beronje

Ty si drite e henes plote

Me nje djall u dashurove

E leshon po se le dot’.

Edhe njerzit do te lodhen

Dhe s’do meren me me ne

Dashuria nuk ka moshe

Nuk ka vend nuk ka atdhe….!

Dhe ti je si drite hije

Mbas nje djalli gjeme madh

Eshte force dashurie

Qe se mbyt as dallge as val !

Dhe ashtu do ikin vjetet

Ne nje bese ne nje mister

Ti si perendeshe e plote

Djalli i dreqit ska qeder..!

About Post Author