Petraq Pali
SMITH !
Smith, ishte një djalë me ngjyrë, me babë nga San Salavadore dhe me nënë meksikane, atëhere ishte fiks 10 vjeç.
Smith, ishte komshiu ynë, bashkëmoshatar me nipin tim, i porsa ardhur nga Shqipëria në tokën e premtuar.
Të dy ishin fëmijë emigrantësh dhe si të tillë, bashkë vazhdonin shkollën, bashkë shoqëroheshin si dy miq të mirë.
Smith,ishte një çun shumë bukurosh dhe shumë sportiv, siç ishte edhe dinamik, energjik dhe shumë trazovaç, aq sa u bë i padurueshëm për fëmijët e tjerë të komunitetit, por dhe për të rriturit.
Më pas, Smith filloi të degradonte e po merrte rrugë të gabuar. Zuri miqësira me disa djem problematikë të lagjes tjetër,duke bërë prapësira me pasoja të rënda për jetën. Hera -herës, thyente xhamat e shtëpive, xhamat e makinave, qëllonte dhe donte të asgjësonte kafshët shtëpiake të komshijve si qën,mace,kuaj. Hynte fshehurazi në markete e dyqane dhe vidhte duke u ruajtur kamerave , por asnjë herë nuk u kap me “presh” në dorë. Ishte sinqerisht një mafioz i vogël, po i vërtetë.
Sa më shumë rritej Smith,aq më i rrezikshëm bëhej, jo vetëm për lagjen ,për shokët, për bashkëmoshatarët, por
edhe për prindët, të cilët si rezultat fukarallëkut e varfërisë së tyre të tejskajshme, por edhe ankesave nga komshinjtë,nga policia,gavermenti,filluan të grindeshin gjithnjë e më shumë me njëri- tjetrin. Kështu marrëdheniet e tyre familjare u tronditën aq fort sa ata perfunduan në divorc.
Smithi,u bë problematik si fëmijë i pandreqshëm, madje ai egërsohej më shumë, kur shikonte prindët e tij që grindeshin po thuaj për ditë kështu që doli jashtë kontrollit e moralit social e shoqëror.
Shkolla ankohej çdo here për sjelljet e tij të pahijshme.
Smithi më së fundi e braktisi shkollën ,në kundërshtim me ligjet në fuqi për një arsim të detyrueshëm për moshën.
Filloi, të merrte drogë e të shoqërohej me fëmijë më të mëdhenj e të papërgjegjshëm. Me pak fjalë po merrte rrugë të gabuar, ndërkohë që stërvitjes fizike i kushtonte kujdes dhe në moshën katërmëdhjetë vjeçare,ishte nga më të fortët e lagjes.
Smith, u thirr disa herë nga sherifi i kauntit,si dhe nga rajoni policisë ku iu tërhoq vrejtje dhe u tremb se do të dënohej edhe me burg, pasi u akuzua dhe për disa vjedhje shtepish dhe shkollash, të cilat nuk u vërtetuan dot dhe nuk kishte asnjë provë që mund të ndëshkohej. Policia, hera -herës nuk e gjente dot, mbasi Smith zhdukej nga shtëpia më shpesh tani që i ati kishte braktisur të ëmën dhe ishte zhdukur.
Me nipin tim kishte kohë që nuk shoqërohej më. Ne e distanconim nga ai, duke ia bërë akoma më të tmerrshëm e më të pështirë karakterin e Smithit,si djalë plangprishës dhe i destinuar të merrte totalisht rrugë të gabuar. Pavarësisht kësaj , nipi im , në kundërshtim me ne, herë pas here fliste me Smithin dhe gjithmonë me atë virgjërinë e adoleshencës e këshillonte. Smithi e vlerësonte miqësinë e tij.
Më pas avokati i adoleshentit , Smith zoti Donald Muze,ishte njeri babaxhan dhe ishte një nga avokatët më kompetentë për zbatimit të ligjeve amerikane. Avokati në mbrojtje të Smithin që ishte adoleshent ,u caktua nga shteti, për mbrojtje dhe rehabilitim.
Zoti Donald, mbas shumë e shumë takimesh bisedash me Smithin, u miqësua shume me të. Smithi i besonte avokatit dhe kërkonte prej tij që sikur i ati dhe ëma të bashkoheshin, ky do të kthehej në rrugë të mbarë. Avokati,u miqësua dhe me femijë të tjerë, ish miq të Smithit, ndër ta dhe me nipi tim,të cilët u instruktuan që të mbanin afër miqësinë me Smithin.
Në kohën kur çdo gjë po shkonte në rregull,me ndihmën e avokatit, premtimit dhe këmbënguljes së tij mbas dy vjet shkëputje Smith u regjistrua përsëri në shkollë, por këtë here në shkollën e “edukimit” ku do ndahej një herë e gjithmonë nga droga dhe shokët e tij drogaxhinj.
Avokati nga ana tjetër me metodat e tij dobiprurëse për Smithin, arriti të bashkojë dhe babane e Smithit me të ëmën,Sofinë.
Babai i Smithit, zoti Karlo,ndërkohë kishte degraduar për vete, ishte alkolizuar totalisht, gjë që Sofia e pati të vështirë e të pamundur të kthehej sërish në krahët e tij. Sofia ishte e bukur dhe super zonjë, aq sa avokati “po merrej” më shume me të, derisa e bindi zonjën Sofie që për hir të fëmijës dhe për të shpëtuar atë nga përdorues droge t’i kthehej jetës së saj familjare. Zonja Sofi e pranoi Karlon, i cili hera -herës shpërthente e bente sherr pa arësye me të, ndërkohë që Smithi ishte ne shkollë.
Në shkollë,Smithi për çudinë e të gjithëve, i befasoi si policinë sherifin,sociologet,prefesorët,ashtu dhe banorët e lagjes, me një kthesë të pabesuseshme që bëri brenda një kohe të shkurtër.
Konsultohej me avokatin për gjithçka. Ne sjelljen e tij ndikonte dhe mbeshtetja tek bashkëmoshatarët, te cilet edhe ata ishin te interesuar për rehabilitim e shokut të tyre.
Formimi i kthesës Smithit u bë shembull gjithandej. Folën mediat, gazetat, u intervistua disa here nga Tv lokale dhe kombëtare për ndryshimin e madh në drejtim të sjelljes. Ai,ndërkohë fliste komunikonte me prindët dhe kishte “zbutur” egërsinë e të atit karshi Sofisë,nënës së tij të dashur për të cilën përgjërohej.
Po afrohej fundi i kohës së edukimit dhe Smith, nëpërmjet avokatit të tij përgatitën dokumentat që këshilli i shkolles,në bashkëpunim me rajonin e policisë,sherifin gavermentin të jepnin “ok ” që Smith të dilte i lirë dhe plotësisht i reabilituar. Pikërisht në këtë çast , kur mendohej se çdo gjë ishte perfekte për të, ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte.
Ndodhi ajo tragjedi që e bëri gjithë kombin të mbante zi për tri ditë rresht. Shoku më i afërt i Smithit,vrau me armë zjarri ne iternat nëndë fëmijë e më pas atë e vrau policia.
Kur beheshin tentativat mes policise dhe djaloshit kriminel që te dorëzohej, ai i detyruar të dorezonte armën, pohoi se “arma ështe e shokut tim Smith K”.
Çdo gjë u rrokullis në kah të kundërt, udha e Smithit mori fund.
Hetimet ishin të vështira, të egra dhe vazhduan me dhe pa prova, por me hamëndesime,supozime…Smith u akuzua si i pandehur,bashkëpunëtor dhe nxitës i krimit.
Hetuesia e tij ishte nga më të vështirat dhe më të ndërlikuarat. Djali vrasës kishte ndërruar jetë.
Në shkollë dhe jashtë saj, Smithi ishte parë dikur nga dëshmimtarë okularë se kishte dhe ishte qejflli armësh që në vegjëli. Avokati këmbëngulte se kjo nuk ishte prove për krimin e ndodhur.
Skema e ngjarjes nuk përbente asnjë prove për akuzën e Smithit, bile u provua se djali vrasës nuk kishte shoqëri me Smithin, bile para një viti , Smith e kishte goditur me grusht “djalin vrasës”për shpifje.
Marrja si e pandehur e Smithit, detyroi automatikisht Sofinë që të ribraktiste Karlon, i cili nuk e harroi zanatin e pijedashësit dhe sherxhiut problematik, gjë kjo që rëndoi akoma karakterin dhe vështirësitë që po hiqte Smith brenda hekurave.
Hetuesia, kaloi çdo normë ligjore dhe pa asnje provë konkrete, kërkonte që Smithin ta bënte fajtor. Opinioni, qëndrimi i tij në kohën e riedukimit , ishte e përkryer dhe shumë efikas.
Avokati bëri të pamundurën, por prokurori, policia gjyqësore, trupi gjykues pa asnjë provë e beri fajtor dhe e dënuan me nenin e bashkëpunimit ne grup për krime të rënda me pasojë vdekje, me 17 vite burg. Kjo e indinjoi shumë avokati dhe rëndoi mbi aftësinë e tij profesionale.Avokati këmbëngulte
gjatë provave dhe hetimeve balistike se arma e përdorur nga djali vrasës, nuk kishte asnjë shënjë të duarve të Smithit.
Vendimi i gjyqit u kundërshtua nga vetë Smithi me shume proteste , se e ndiente veten komplet të pafajshëm. Ashtu veproi dhe vete avokati deri sa çështja shkoi deri në Gjykatën e lartë.
Mirë e ka thenë poeti Persian Sadiu:”Po hëngre hudhra, mos thuaj hëngra hudhra, se era e hudhrës vjen vetë”!
