Petraq Pali-Unë ika në drejtim të pa ditur


Petraq Pali

  · 

Une ika në drejtim të pa ditur

Jo me dëshirë por shume i sforcuar

Në brez kisha një gavete dhe një lugë druri

Dhe pa gje tjeter ne xhepat e shpuar.

Gaveten e mbushja me ujë në çdo perrua a krua

Me lugën beja zhurmë mbi gavetë

Të trëmbja egërsirat dhe dreqër

Që më faniteshin hijeve të pemëve qetë qetë…!

Unë fëshkëlleja në buzë kengën e dhëmbjes

Të jetës e kujtimeve që lashë pas

Kalova klone postoblloqe

Duke menduar se liria vinte qete avash…

Tridhjet e dy vjet u bënë kur kalova klonin

As liri as parajsë nuk gjeta

Në çdo cast jetoj me Qeparoin

Ku deti Jon është dhe liria dhe e vërteta..

pjp

About Post Author