Petraq Pali
Aksidenti.

Më foli urgjent polici rrugor të merja menjëherë të porsa dëmtuarën drejt spitalit, unë sa ndodhi aksidenti u ndodha mbas tyre, makina që e goditi u largua duke lënë të lënduarën në mes te rrugës, kur erdhi polici rrugore unë po përpiqesha të ndihmoja të dëmtuarën, veprimi ky emocional dhe shumë i ndaluar nga ana ime. Sipas ligjeve e rregullave nuk duhet ta kisha prekur fare të aksidentuarën
Në asnjë mënyrë i thashë me ton të ashpër, unë njoftova policinë, policia detyrymisht ka lajmëruar urgjencën, bile bëra gabim që i lidha plagën, siç e patë dhe me gjetët ju .
Rruga për në spital ishte e vështirë, veç trafikut të rënduar shiu mbi asphalt e bënte më të vështirë udhëtimin me të aksidentuarën e cila qëndronte kulaç në sedilen e pasme, duke nxjerrë nga goja shkumë të bardhe me gjak përzier,ajo nga dhimbjet nxirte vetëm një zë dridherues ëëëëëëëëëë, që mua më tmeronte e pashë disa herë në pasqyrën e mesit dhe nga goja i del ende gjak .
Rita shpejtësinë dhe nuk ndala asnj çast ulërimën e bories, gjë që bente dikush nga trafiku i rënduar të me hapte rrugën disi.
O zot u tmerova pse duhet të më ndodhte mua kjo ngjarje dhe pse të implikohesha pa punë nëëtë urgjencë delikate, gjithsesi isha shpirtërisht i dëshëruar të shpëtoja një njeri.
Sa u afrova tek hyrja e urgjencës frenova ashpër dhe një ankth pata brënda meje, zëri i vajzës së sëmurë nuk u ndie më, mendova se kishte vdekur po në këtë çast.
Hapa deren e makinës dhe duke uluritur si mare bërtisja, help help më ndihmoni kjo po vdes ju lutem më ndihmoni !
Disa bluza të bardha dhe disa percona civilë u afruan rrëmbimthi dhe ndihmuan të nxjerin të smurën e cila me sa kuptova po jepte shpirt, ajo kishte shumë fraktura, ishte vrarë në kokë në gjoks në gjymtyrë.
Isha i shokuar, më dridheshin gjunjët, shoqërova shkallëve të sëmurën me njerëzit që e ndihmuan ta çonin në sallë.
U ula në njës stol vura duart mbi kokë i tmeruar ngjarja me tronditi krejt.
Kur më pyeti personeli i urgjencës të identifikoja të sëmurën u tmerova se s’dija të përgjigjesha cila ishte nga ishte dhe kush e goditi .
Ndërsa ndihmës mjekja sekretare mbushte formularin në kompjuterin para sallës operacionit, mu desh të firmosja për të, të përgjigjesha për të ndoshta dhe penalisht, bile me kërkuan firmën që po të ndodhte gjë në operacion të mos kishte përgjegjesi stafi kirurgjikal.
O zot, isha I detyruartë bëja e veproja si të thoshin ata, vetëm lutesha të nxitonin të vepronin sa më shpejt të ishte e mundur të shpëtonte vajza, të cilës as ja dëgjova më zërin, se kuptova që e kishin ngopur me narkozë.
Para salla ishte mbushur me futa të bardha ndërkohë që pyetjet më vazhdonin mua, dëgjoja disa telefonata që prisnin mjekun I cili përgjigjej nga larg me një qetësi të pa imagjinushme…ai po vononte.
Nuk e imagjinoja, mëndja më thoshte të ikja, skisha asnjë detyrim moral, unë e bëra detyrën time e solla në spital duke shkelur çdo regull.
Telefonat nuk pushuan asnjë çast dukepritur mjekun kopetent që do kryente operacionin, aqë sa më humbi krejt durimi, bile kur erdhën ispektorët dhe ekspertet e policisë koridori I spitalit ishte plot.
Se kuptoja çpo ndodhte, vetëm shikoja të alarmuar të shqetësuar personelin, ata të emocionuar duke ndjerë rezikun ndoshta mallëkonin dr. që akoma skishte mbritur.
Me sëfundi me telefon në dorë doktori fliste me vartësit duke u ngjitur shkallëve, pa e prishur terezinë dhe me një indiferncë të madhe sa si bëhej fare për pesë.
Dr, e sëmura është rëndë i folikrye ifermjerja e sallës me inat dhe me përbuzje, ju lutem nxitoni salla është gati.
Nëpërmjet turmës e pashë Dr. me përbuzje për indiferetizmin e tij….ai kërkoi të bisedonte me mua si shoqërues, a kisha të bëja me të sëmurën….!
I thanë njerëzit ky është djali që solli të sëmurën dhe ai plot pompozitet më thotë mes turmës, ne do bëjmë punën tonë, ju do ti përgjigjeni apo , më thuaj sa sështë vonë.
U tmerova njerëzit çakëritën sytë kuptuan që dr e tha cope…mbas operacionit dua “shpërblimin”?
O zot ngela ngushtë, unë nuk isha personi i duhur as i afërmi I saj ,
U hutova, duhej fjala ime skishte kohë për sqarime as për diskutime, infermieret e sallës të shqetesuara prisnin me ankth ti vishnin dr, futën dhe të fillonte operacionin,minutat iknin rrufe.
Nuk durova dot më dhe ulurita me sa kisha në kokë në mes të koridorit….
Dr. Ju lutem ma shpëtoni motrën dhe ne ketu jemi, do ju përgjigjemi deri më një.
Dr, nxitoi drejt sallës dhe la porosi të më intervistonin sërish dhe të bëhesha garant i atij operacioni deri në një.
Unë I pa njohur për pacienten, por I sigurtë që duhej të beja këtë veprim nxitova dhe hodha dhjetë firma për sa më kërkuan.
Nuk zgjatën disa minuta një dy pesë shtatë dëgjuam një ulërimë nga brënda……..
Vajza ndëroi jetë duke qortuar dr…..Baba pse erdhe kaqë vonë po vdes.
Epilog.
Goca e aksidentuar ishte bija e DR.
pjp