Petraq Pali:Elpiniqi!


Petraq Pali

Elpiniqi!



O do martohesh me Ilirin, o mos me qendro ne shtepi i tha i ati Elpiniqit ne nje nga ditet e merzitjes se tij. E kemi perseritur qindra here,ai, do te jete burri jot i ardhshem don apo nuk don Ti,me degjove, degjova thuaj. Kjo pune per mua ka mbaruar.
Perplasi deren dhe dolli si stuhi !
Elpiniqi vetem qante dhe kalonte ditet e merzitur dhe shume e shqetesuar,e dinte qe i ati nuk e kthente fjalen,Ai,kishte autoritet dhe hie te rrende ne shtepi.
Kishin dite qe grindeshin dhe fjaloseshin, baba me te bijen,ndersa Artemisi,nena e Elpiniqit dhe bashekeshortja e Spiros,nuk mundi dot t’i dilte para,ajo, perpiqej te qetesonte dhe te ndryshonte mendjen te shoqit,por ishte e pa mundur,bile ajo, frikohej me shume nga e bija e cila ne cdo bisete rreth ketij problemi e kundershtonte te atin dhe perpiqej ta bintte te mos ndodhte kurre ajo martese.Fundi nuk e pelqente,dhe as donte te dinte per te,megjithese i ati cdo dite fliste me superlativa per “dhenderin” e desheruar..
Kur kishte ardhur mblesi dhe kerkonte doren e te bijes, z .Spiro, pa menduar dhe u thelluar thelle, i pat thene menjehere jam dakord dhe prandaj nuk donte te kthente fjalen tani, mbasi i vinte turp per vete autoritetin dhe personalitetin e tij se ishte nje burre i degjuar dhe me emer te mire ne fshat, pavaresisht se vajzes i hante te drejten dhe hakun.
E shikonte qe fjala e tij e dhene ishte e nxituar dhe kishte sjelle ne shtepi nje tercllek dhe nje gjendje te padesheruar duke prishe harmonine.
Elpiniqi, ndoshta e drojtur i kishte dhene karar se nuk do te behej kurre gruaja e Ilirit, puntorit operativ te fshatit, jo se kishte gje me te, por thjeshte nuk e pelqente.
Kur i ati, peplasi deren dhe doli rrembyeshem, Niqia, Ju hodh te emes Artemisit ne krah dhe e perqafoi fort duke i kerkuar ndihme….te lutem mama, ben c’te jete e mundur qe kjo gje te mos ndodhi kurre, ne te kundert do te me humbisni fare, une Ju dua Ju,e dua babane, e dua jeten, pse te sillet ati im keshtu ? Thuaji te lutem dhe me shpeto, thuaji te lutem, te mos na hyje shkaterrimi dhe te prishemi te gjithe….thuaji se ne rast se ai, kembengul une do veteflijohem, thuaji, te mos e mbaje kete turp.
Nuk dua kurre te martohem me ate…Niqia u shkeput nga krahet e te emes e cila i degjoi fjalet e saj dhe u trondit e u befasua, nuk foli asnje fjale, kur Niqia Ju shkeput nga krahet dhe hyri ne dhomen tjeter si e cmendur dhe ja dha te qarit me ngasherim duke bertitur….thuajiiiii maaaaaaaaaaaaaaa thuaji te lutem…Mos me humbni, jam e re dhe dua te shijoj jeten t’ju shijoj Ju prindet e mi qe u dua kaqe shume thuaji te lutem…aman o maaaaa !
Shpetomeni…pse te me persekutoni nga nje fjale e dhene pse ? Une nuk jam nje dhi dhe te beni me mua sic doni, ka ikur ajo kohe kur vajzat shiteshin per nje fjale….i thoni atij operativit tuaj se nuk e dashuroj, i thoni se per mua nuk existon, a mos valle im ate do te ndertoje kalane e partise duke me shitur mua. Mos! Jo! Jo! Nuk do te ndodhe kurre nje gje e tille. Ju lutem mama, Ju lutem. Kjo eshte e tmereshme, kjo eshte katastrofale, une nuk mund te jem nje dhi ne doren tuaj, une jam bija juaj dhe si e tille mos me braktisni.
U mundua e ema ta qetesonte dhe Ju betua qe do perpiqej ta qetesonte te atin e deshperuar megjithese e dinte se ishte shume e veshtire qe ai te kthente perseri fjalen…se fjala e dhene per nje burre zakoni eshte e veshtire te kthehet, kryesisht kur ai ishte i vendosur per ate qe kishte pase bere.Kurren e kurres nuk i shkonte mendja z Spiro, se Niqi,vajza e tij e vetme mund ta kundershtonte, kurre nuk e mendoi kete, por ja qe ndodhi. Niqi ishte e vendosur dhe e kundershtoi kete gjest me plot te drejte. Ajo ishte vetem njezet e dy vjece dhe nuk kishte lidhje me asnje djale, bile as i kishte shkuar ne mendje qe te mos pyetej per zgjedhjen e shokut te saj te jetes.
Zakonet fanatike dhe te egra te kohes e frenonin sadopak vajzen te zgjithte fatin e saj, ne ate kohe martesat beheshin me nderhyrje dhe me mbleseri te farefisit, por ja qe ngandonjehere ndodh si ne rastin e Niqit. Ajo,kembengulte dhe nuk mund ta shkonte nder mend qe te behej pre e injorances apo e nje fjale te dhene e cila per z Spiro dhe per burrerine e tij do te ishte e pakthyesheme. Po c’te bente valle e shkreta vajze.Ju desh te kerkonte ndihme nga e ema, por edhe nga vete i ati i saj i cili ishte vene ne dilema madhore rreth atij premtimi tek mbleseri.
Nga pala tjater beheshin perpjekjet per fejesen e ciftit dhe as nuk u shkonte ne mendje se vajza, po refuzonte kerkesen, as qe behej fjale.
Mblesi, ne kete rast ishte personi qe luante rolin vendimtar ne ujdisjen e puneve te ciftit.
Ndersa Spiro Kajani luftonte me vet-veten,si te zgjidhte enigmen, dhe mbasi nuk i mbetej asnje variant kemengulte ne te tij qe, vajza e tij e dashur Elpiniqi, nuk duhet ta turperonte, qofte me hir apo me pahir, ajo duhet te respektonte sipas zakonit fjalen e dhene te te atit.
Spiro Kajani, ne zemer ndiente fajin e madh qe kishte bere dhe ishte nxituar kur kishte dhene ate te shkreten fjale.
I vinte keq per te bijen, ne fillim mendoi se do ta thyente lehte dhe ajo, Niqi, nuk do ta kundershtonte, por tani me kembenguljen dhe mos kthimin mbrapa te saj,vete z. Spiro, ishte vene ne pozicjon te veshtire. E shoqja Artemisi, i lutej me lot ne sy qe cdo gje te prishej, se ne te kundert,vajza, nga hidherimimi i tepert mund t’u bente edhe hatane sic edhe ishte shprehur.
Gjendja ne shtepine e tyre ato dy tre jave para shpalljes se fejeses se tyre ishte bere e paduruesheme.Te gjitha udhet e mundshme u ishin mbyllur, nga njera ane fjala e dhene nga Spiro Kajani nuk mund te kthehej,por edhe nga ana tjeter pathyeshmeria e Niqit te bente te mendoheshe.
Me sa shihej, kesaj familje, po i vinte fundi.,kur nje dite Spiro Kajani, deshte te nderonte taktike me te bijen, dhe mbasi diskutoi bute dhe embel me te per disa ore, duke i kerkuar ndihme qe ay te mos turperohej, dhe ajo, te nderonte fjalen e te et. Ja kthehu i varferi nga te gjitha anet,ju lut te bijes, i tha po deshe mos me turpero o bije e dashur,e kuptoj qe jam nxituar. Mendova te miren tende, mendova se Iliri do te ishte i pershtatshem per ty, pavaresisht se te shkon disa vjet ne moshe, po kjo s’ka te beje fare se burri duhet me i madh, te lutem bija ime mos me turpero. Fshati, e ka mare vesh te verteten, atje po behen pregatitjet per fejesen tende. Mamaja,po te lutet ta degjosh,une po ashtu,me jep fjalen….!
Vajza,qante me ngasherim,i lutej te atit te qetesohej,dhe se fundi i tha….baba,s’kam si te mund te te jap fjalen, se po ta dhashe ate, une perfundimisht duhet te behem nusja e tij, ne nje kohe qe nuk mundem ta bej nje gje te tille, mbasi nuk ndjej asnje gje per te.
Me vjen keq qe Ju dhate fjalen, por, Ju duhet te me kuptoni. Aman baba, kuptome thoshte vajza me lot ne sy, te lutem mos me shit, te lutem mos me vra…e dua jeten te dua Ty, mamin, ju dua fort….! Me shpeto !
I mallengjyer dhe me lot ne sy, Spiro Kajani e puthi vajzen ne te dy syte,e besoi hidherimin dhe lutjet e saj doli nga porta e shtepise i menduar dhe i pikelluar,duke mare edhe ciften me vete..dhe doli per gjah.
Vajza dhe Artemisi te alarmuara, ju qepen nga mbrapa, per ta qetesuar, por ishte e pamundur, ai, i ktheu ato, duke u dhene te kuptonin se nuk kishte per te ndodhur gje.
Mos u shqetesoni u tha me lot ne sy.
U binda qe Niqi ka te drejte….do shkoj tek mblesi te zgjidh problemin dhe pastaj do dal per gjah te qetesohem. Jam shume i shqetesuar, e di qe bera gabim.Une te dua ty Artemis, une te dua ty Elpiniqi, une u nisa per te mire, u nxitova, e pashe por ishte teper vone….e dhashe ate te shkrete fjale…e dhashe !
Kthehuni, dhe mos mendoni se do ndodhe ndonje e keqe, fundi i fundit, turpi le te bjere mbi mua.
Me keto fjale qetesuese, Spiro Kajani mori rrugen per nga mblesi, te bente biseten me te dhe ti jepte fund kesaj historie, e me pas te dilte ne mal per gjah dhe te qetsohej.
Po luftonte me vet-veten, lemshi qe kishte ngateruar ishte i veshtire per te zgjidhur enigmen. Po humbiste llogjiken dhe hidherimi i kishte shkuar ne palce, zemra i rrifte fort, dhe kembet po i dridheshin…Nga syte po i rridhnin lot te zjarrte.!
Era dhe thellimi i asaj mbasditeje po i merte frymen.
U perqafua me te shoqen dhe te bijen, te cilat i besuan dhe nuk menduan tronditjen psiqike te tij. Ai,morri rrugen per tek “mblesi”, nderkohe i shkreti Spiro, luftonte me vet-veten, ja do kthente fjalen, ja do persekutonte te bijen…dhe pa vajtur mire tek shtepia e mblesit para portes se jashtme te tij….uluriti me sa kishte ne koke…ne mes te mehalles…..O ….Kostaq o Kostaq….a mos valle jam nxituar….me duket se po…u nxitova ate dite u nxitova, por mos me vure me faj…me degjove o Kostaq Naci….thuaji fshatit se u nxitova, thuaju se u nxitova…kur te dhashe fjalen per Niqin…u nxitova,mos me vure me faj…u nisa nga e mira, por e kuptova qe jam nxituar….!
Kostaqi sa degjoi zerin e Spiros doli ne sofat me vrap dhe i alarmuar….Spiro Kajani, nderkohe mbasi vuri qyten e ciftes ne zemer, e shkrepi ate, dhe ra perdhe….i vdekur !

About Post Author