Petraq Pali:”Hija e atij tjetrit”


Fragment romani
Petraq Pali:”Hija e atij tjetrit”

9
Hija ishte burrë i tmershëm, reputacioni i tij në popull në pamje dukej i rënuar në opinion, por për pushtetarët e sigurimsat ishte “njëshi”i domosdoshëm për ta, ishte si një lloj shefi pa grada, por i dëgjohej fjala, ai përdorej në qytet si “hafie” dhe për ne ishte “hija” e vertetë.
Ai kishte vite si përgjegjës i Tregëtisë qytetit dhe si i tillë në shumë raste kishte dhe arrën edhe gurin, ishte antar Partie dhe si i tillë kishte mbështetjen e Pushtetit vendor dhe atij Lokal.
Kushdo që kishte hall do përplasej domosdo me këtë personazh . Ishte koha kur vëndi përjetonte varfëri dhe çensurë.
Hija ndërhynte kudo për të “ndihmuar” sadopak hallexhijtë tu zgjidhte hallin dhe ja kishin të gjithë nevojën, si për gjimnazista që këkonin bursa të larta, për autorizimet e paisjeve elektrike qe ishin te rralla, për femijët që shkonin ushtarë, kurs shoferash apo kurse të tjera që femijet shkonin në qytet.Të kishe një dasëm një vaki një gëzim do përplaseshe me “hien”për furnizimin, çdo ditë që shtohej varfëria e shtetit aqë më i pushtetshëm behej ky lloj tipi.
Për ne pas vdekjes babit së bashku me Teta Bardhën u bënë “njerëzit më të afërt”aqë sa të vinte për të vjellë, këndej “miqësi artificiale” e këndej “poshtërsi” faji natyrisht ishte i sime mëje.
Nuk meresh vesh si takoheshin , kur takoheshin disa thoshin janë fjalë, disa thoshin mjeshtra të menaxhimit.
Për teta Bardhën me vinte keq, por më duhesh dhe mua të përshtatesha gjendjes të isha afër me ta të mbuloja “horlleqet” e sime mëje, që akoma nuk dija planet e saj për më pas.
Fillova punë dhe të them sinqerisht e j veten të poshtëruar në vet vete, deri tani asnjë njeri nuk më pat thënë gjë për lidhjet tona me “ManaJ”dhe po të më thoshin natyrisht do dija të përgjigjesha, as ata të Pushtetit nuk ndërhyninin në privacinë e tyre pa pasur prova.
Kalonin muajt dhe puna më jepte kënaqësi të pa parë, nuk më lanë as dy muaj në magazine dhe sipas fjalës së shefes më çuan në administrate si administrator, punë që e bëja me përgjegjësi por më riti dhe prestigjin e humbur.
Shpesh rija e mërzitur, serioze, e vrarë në shpirt, por falë drejtoreshës së degës Grumbullimit zonjës Shqipe, nga ku varesha direkt unë, avash avsh autoriteti im si në ndërmarje dhe në qytet po thyente atë opinionin emër keqas që nëna ime ndoshta kishte vite që e mbarte mbi kuriz.
Zonja Shqipe sa herë shkonte me shërbim në qytet do më merte edhe mua, kjo bëri të njifesha me shumë kuadro dhe specialistë të rethit.
“Hija”,donte natyrisht të lëvizja sa më shumë nga shtëpia për qëllimet e tij, por njëkohësisht nga ana tjetër“xhelozohej” se unë mund të mos kthehesha më ndonjë ditë, gjë që më shkonte nëpër mënd.
Si ime më, ashtu dhe “hija”por ndodhte që edhe Teta Bardha si e “shtëpisë” që ishte më porosisnin të beja kujdes nga shoferi I zonjës Shqipe,Agimi, ose nga ndonjë tjetër se isha në moshë të rezikshme.
Me thënë të drejtën moshën me të vërtetë e kisha që të krijoja një lidhje, isha e re e mirë e bukur, por e pa humor e buzëqeshje, vdekja e babit më kishte hequr të drejtën e buzeqeshjes, “veprimet” e sime mëje që nuk përshtateshin si vëndit dhe kohës më kishin hequr të drejtën të pretendoja si vajzë e ndritur,
Ata, të gjithë hera herës përmëndnin dhe emrin e Romeos, me të cilin kërkonin ta haroja, por unë nuk mund ti merja parasysh porosity e tyre dhe hera herës u hidhesha në grykë të mos permëndnin kurrë emrin e tij.
Drejtoresha ime një zonjë grua, një specialist ekonomiste e dëgjuar, e saktë e prerë hera herës nga kofidenca më thoshte se kishte ardhur koha të lidhesha me ndonjë djalë, ajo kurrë nuk më permëndi lidhjet tona me “HijeN” të cilin e njifte mirë si njeri dhe si drejtues.
U miqësova shumë me drejtoreshën, me tej respektonte më mbante afër, kur shkonim me shërbim flinim në një dhomë hanim drekën apo darkën bashkë, kishte dy fëmijë, dhe burri i saj punonte si shef Policie në qytet, ishte katolik por njeri i përkryer, i aftë në detyrë, kishte pasë qënë në dikaster, por me lëvizjet e fundit ishte “trasferuar” për të shkuar afër bazës, gjë që qyteti e komentonte si dështim. Një ndër miqtë e afërt të shefit domosdo ishte dhe “hija”I specializuar për punë të tilla.
Drejtoresha një ditë kur drekonim më tha qetësisht e kofidencialisht plot gojën, Luljeta a i ke vënë vetes detyrë të krijosh familje,i kalove dy dekadat çfarë pret më apo ke ndonjë lidhje dhe ne nuk dime gjë ?
U skuqa, u befasova, më zuri ngushtë, vura buzën në gaz dhe i thashë me plot dashuri: Faleminderit Drejtoresha, po mua babi s’ ka mbushur as një vit e gjysëm…me duhet të pres tre vjet ?
_Në rregull në rregull, por kjo nuk të pengon të lidhesh me një djalë dhe në krye të tre vjetëve të babit të besh jetën tënde, ne jemi këtu dhe do të mbështesim.
Shtëpinë e ke punën e ke, do jetë më e mira për ty, që të lëvizësh dhe nga ky qytet I vogël heterogjen ku thashethemet, fjalët e intrigat, pabesitë janë primare, të marish mamin dhe me ndihmën tonë të trasferoheni, ti e ke mjaft të lehtë se punën e ke qysh sot në drejtorinë e prërgjithsme të degës sonë. Kam folur dhe me Luigjin (I shoqi ) për Ju !
Por dhe mamit i bëhet mire, të ndërojë vend se po shikoj që “vdekja e babit” e ka t’kurur, tjetërsuar ajo mbahet mire ështe e re e bukur… të hiqni të zezat dhe të filloni një jetë pa andralla.
O zot, ngriva nga fjalët e saj, më vinte për të qarë, u preka u hidhërova, s’po mirja dot frymë më ra qielli mbi krye.
Të falenderoj drejtoresha ime e dashur, po shikoj që po më ndihmon dhe me keni afruar si moter e vogël me keni dhenë krah dhe krenari, dashuri dhe siguri të lutem më thuaj më ç’koqur,më ciltër, besnikërisht e fisnikërisht, çfarë motivi kanë fjalët e tua ?
A mos vallë ju nënëkuptoni veprimet jo serioze te nënës sime me shokun LM, do ju lutem hapuni në bisetë e më thoni drejt, ju lutem ju lutem.
Luljetë e dashur më dëgjo me vëmëndje !
Ti e di se unë jam antare e Burosë Partisë Rrethit dhe si e tillë po të them hapur se organizata e Partisë “qytetit” tonë të vogël nëpërmjet meje ka bërë të mundur të njoftojë Sekretariatin e Komiteti Partisë rethit kryesisht Sekretarin e parë shokun Hasan , për fjalët që kanë dalë prej kohësh për lidhjet e nënës suaj me shokun LM,që sot ështe kryetar i tregëtisë.
Sinqerisht nuk dua të paragjykoj, as të ndërhyj në jetën intime të kujtdo, por normat e shoqërisë nuk I pranojnë, as morali komunist, këto janë thashetheme dhe të pa provuara si akt fizik apo si lidhje intime mes tyre.
Organizata në dy tre raste i ka tërhequr vëmëndjen shokut LM, jo direkt për lidhjet që mund të ketë pasur apo ka me nënën tuaj por indirekt për disa dobësi, allishverishe apo dobësim të luftës së klasave, por Partia nuk kërkon të injorojë, të diskreditojë një grua të ve një nënë si nëna Juaj dhe të njollosë komunistin,se kjo i shërben armikut, shpie ujë në mullirin e tij, prandaj propzimin tonë mere të mirëqënë, ishte Partia që e mori situatën në dorë, të punësoi ty, ishte partia që afroi zonjën Bardha me Ju, ishte partia që I tha shokurt LM, të hyjë e të dale tek ju si mik I shtëpisë pas vdekjes së të ndjerit babait tend. Ishte Partia qe disa here nëprmjet sigurimit të shtetit ka paraljmëruar si nënën tuaj si shokun L të bejnë kujdes të mos prishin imazhin e shoqerisë socialist…Ata, e dine mire që të dy sa kanë përjetuar nga hetuesat dhe opertivët e shtetit…!
Luljeta e dashur, ja po ta them që Partia e ka marë situatën në dorë dhe do justifikojë trasferimin tuaj nga lokaliteti në qytet, unë jam e ngarkuar të menaxhoj levizjen tuaj, ju duhet të më mirëkuptoni dhe mamaja Juaj duhet të bindet, ne do interesohemi që sa të shkoni në qytet dhe ajo do sistemohet me punë. Ndersa për shtëpi do ndëroni shtëpinë me familjen e një polici që ikën nga qyteti me denim dëbimi, këtë e manaxhon Luigji me kryetarin e Degës, dhe hyrjen tuaj do ja vëmë në dispozicjon Kom.Qytetit.
Kështu që dhe qyteti do mbyllë një plagë të pa dukshme që rrjedh qelb.
Ju do ja thoni nënës suaj, do I sygjeroni më të mirën, po hasët rezistencë dhe u bindët që ajo për një motiv apo një dëshirë a ndjenjë nuk do të largohet me dëshirë, do jenë organet e rendit ato që do ta bindnin, por të jeni të sigurtë se çdo gjë do jetë për Ju conform rregullave shtetërore.
Nga ana tjetër, ju në qytet do të shkëputeni komplet nga shoku LM dhe do ndërprisni çdo vizitë të tij ne familjen Tuaj, në rast se ai vahzhdon nuk u bindet porosive të Partise e të sigurimit shtetit ështe dhe do jetë në disfavor të tij, bile po u ankuat ju se ai u bezdis do përbeje shkeje penale dhe do ndeshkohet në bazë të ligjeve ne fuqi.
Luljeta, unë të dua ty shumë të dua, bile më pëlqen të te kem dhe nuse në një nga nipërit e mi në të ardhmen, të flas si shpirt si motër por edhe si e dërguara e partisë.
Mundohu ta bindësh nënën tënde, ndoshta e pa fajshme e ksaj historie, që qyteti zien thashemjane dhe “shpifje”.
Po të them si motër si vajzë, si shoqe mbas ksaj, po qe se trasferoheni dhe e miratoni këtë porosi Partie, dua të mësoj më shumë për Ju !
Dhe një pyetje private do ta bëj, kofidenciale, dhe plot sinqeritet, ama po dëshëron më thua të vërtetën sido qoftë ajo.
Po deshe më rrëfe tani po deshe mendohu dhe më thuaj !
Drejtoresha ime e dashur më kishte hypnotizuar me çiltërsinë e saj prej një nënë, motre, komunste të virgjër , ndërsa unë plasa së qari, as hënga as piva dhe ajo as hëngëri as piu.
U ngritëm nga darka e restorantit ku qëndruam mbi tre ore dhe shkuam në hotel të dya ashtu lidhur dorë për dorë
Ajo deri në mëngjes as më foli më asnjë fjalë, më tha vetëm natën e mire dh era në shtrat as fjeti as dreqose ndjehej e hidhëruar por dhe e çliruar ajo mbaroi një porosi të parties në mirëkuptim të plotë me mua, ndërsa unë ate natë vetëm qaja qaja….me ngashërim.
Mendohesha që në mëngjes para se të vinte Agimi me BÇënë e tij, ti rëfeja të vertetat e mia, ndoshta lehtësoja shpirtin, ato që nuk fola dot me Romeon.
Ndërkohë prisja të më pyeste për një gjë që unë mendoja se ajo e dint emirë dhe ajo ishte pyetja.
Kur u zgjuam në mëngjes, bëmë tualetin e mengjezit, zbritëm poshtë në kafe dhe prita të më thoshte diçka.
Drejtoresha, Të faleminderit për sa më folët mbrëmë, për mua je më shumë se motër mës humë se nënë, desheët mbrëmë të më bënit një pyetje, unë e kuptova pse bëhesh fjalë….Ma thuaj ?
Jo Laureta,do flasim sërish zëmër mjafton që më mirëkuptuar, ashtu si ti dhe nëna jote po dëgjuat dhe zbatuat fjalën e Partisë, ditë më të mira do shikoni.
Pyetjen do ta bëj nesër në zyrë, e di do më rrefesh të vërtetën.
Mbas pak erdhi agimi dhe u nisëm andej nga erdhëm
Rugës mora vesh se Agimi ishte nipi i drejtoreshës….djalë i bukur nga fshati ngjante muskuloz si një “Spartan”i vertete, Ai, nuk fliste asnjë fjalë rrugës…

About Post Author