
Lufta!
Ju vrasës ordinerë të felliqur te shek XXI
Ju që as vënd varri nuk do të kini
Mallëkimi i nënave të helmuara do ju ndjekë
Ju çfarosës kriminele të Kremlint të Putinit.
Të pa besë të pështirë u treguat
Se ju ishit për shekuj popuj miq
Një traditë e zakone Ju ka ndjekë
Si një trup,një mëndje të bashkuar Unik.
Udhëhiqeni nga njeriu më i urryer i planetit,
Ju Gjeneralë e popull i betejave të Stalinit
Ju që fituat Luftën e pa drejtë kundër Kajzerit
Dhe shpëtuat botën prej Gjermanit,Nazizmit.
Ju,pa pike mëshire ju turret “motrës” Ukrahinë,
Duke përdorur force,pabesi,raketa,helm dhe zjarr
Por Bota e tëre e bashkuar nuk do heshtë
Do ju lërë zbathur të pa bukë,në ngricë në acar.
Çmënduria e një njeriu të çmëndur për lavd,
U ka verbuar sytë gjeneralëve tuaj madhorë me spaleta,
Si nuk u ndodh ndonjëri ti thotë “Put_ anës’ Ndal
Atij të shpërfityruari me syte të poshtër si dhelpra….
Dinak e hileqar i prezantuar si më i forti planetit
Nje KGBist, xhudist, pa familje i pa besë manjak
Ashtu do përfundojë felliqur si “Kadafi” i pucetës
Për hakun e Ukrahinasve,vëllezërve të njëjtit gjak.
Bota e bashkuar nuk do trëmbet
As nga “Arsenali i Tij Bërthamor”
Arriu rus nuk duhet të jetojë të jetë zgjuar
Se bota e urren të poshtrin,te pa besin diktator.
Lavdi djemve,popullit,vajzave të bukura Ukrahinase
Udhëheqësit artist,që e gjithë bota e simpatizon e dashuron,
Lufta e drejtë e tyre ka për të fituar,triumfuar
Dhe Zoti do ndëshkojë pabesinë si gjithmon’ !