Nga Libri me Novela e tregime;
Petraq Pali
“Perëndimi i thyer”

Poshtërimi:
(Nga ngjarje e Jetuar)
Ishim bashkë ushtarë në vitet e rinisë sime,ishim nga i njëjti rreth,kishte pasë qënë arsimtar me shkollen dy vjeçare “Ndrec Ndue Gjoka”dhe punoi si mesues para ushtrie per nja dy vjet ne malsi andej nga Veriu në një fshat afër “Hanit të Hotit”.
Ishim në një makinë kur na mobilizuan si rekrutë,dhe atje u njofa me të.
Në repart kur mbritëm,gjat seleksionimit me thënë të drejtën na preferuan ne që kishim shkollën e mesme, duke na caktuar si shkrues në disa reparte të quajtuara “Autonome”si xhenjo,zbulim,kimi,flak_hedhesa,prapavijë etj.,se oficerat komandantë të këtyre trupave e kishin në organikë “shkruesin” e kompanive.
Kështu për ne ishte një privilegj që do ishim ushtarë “shtabi”larg stervitjeve te renda fizike e të mundimshme si rekruata.!
Për fat,mua më caktuan në Togë zbulimi, Xhorxhin, shokun Tim të afërt në xhenjo, Meton, mesuesin e “Hanit të Hotit”në Togën e kimisë.
Automatikisht u lidhëm me njëri tjetrin,jo vetëm se ishim nga i njëjti rreth, por flinim në të njëjtin kapanon dhe hanim në të njëjtën menxë.
Dimri atë vit ishte me të vërtetë i egër, e shumë i vështirë,ne vinim nga zona bregdetare e dëbora e atij dimri e kalonte metrin, ngrica, ftotë, era e liqenit të thante.
Natyrisht,ishim të rinj, shume prej nesh në rininë tonë ishim marë me sport dhe nuk donim t’ja dinim për asgjë.
Tjetër si “shkruesa” që ishim nuk përziheshim në stërvitje me trupën por shkruanim tërë ditën nëpër zyra të shefave,programe, harta,plan _kospekte,ditarë,sipas kshillave të komandantëve.
Për fat, unë dhe Metua,ish mesuesi i dikurshëm i kishim zyrat ngjitur dhe si të tillë u lidhëm shumë me njëri tjetrin.
Ai ishte nje dizenjator i perkryer, skiconte,portretizonte si një piktor i talentuar,shkrimin e kishte stampë kaligrafi !
Ishte shumë i kulturuar dhe i mënçur.
Jeta ushtarake,për mua dhe për atë ishte disi më e lehtë se ne kishim qënë nëpër konvikte të shkollës mesme dhe ishim pak a shumë të mësuar e te stërvitur larg të qënit me familjen,disa të tjerë e vuanin bile në fillim ishin shumë të stressuar e të malluar për të mos thënë të trishtuar e plot pesimizëm…hera herës qanin si kalamaj kur mernin ndonje leter nga familja!
Të paktën kështu e mendoja Meton në fillim se do përballonte gjithçka e çdo situatë.
Në muajt e parë dhe për ne, vështirësia dhe disiplina e rregulli na bënte e na tjetërsonte pak a shumë si karakter,mërziteshim,ankoheshim,e në shumë raste gabonim,kundërshtonim,përbuznim herë me zë e here nën zë injorancën e ndonjë nënoficeri a oficeri që sillesh me ushtarët keq apo si barbarë,me super rregulla e anti rregulla.
Metua, ishte një tip i veçantë,i pa epur, me një karakter prej burri të rritur,siç ishte dhe shumë i regullt ndryshe nga tipat tanë e të shoqërisë tonë që ishim liberale,popullorë, të komunikueshëm, të kudondodhur,me pak fjalë përshtateshim situatave sociale,shoqërore, ushtarake me prapësirat dhe të mirat tona.
Kishte një trup të bukur,ishte shtatgjatë,lozte volibol bukur,por aktivizohej rrallë.
Lexonte literature letrare si askush tjetër.
Sa kalonte koha aqë më shumë e urrente në kulm komandantin,shefin e tij major Tefikun,se në çdo sekondë e donte “sekretarin” pas vetes dhe e përdorte si “skllav”…!
Kaluan muajt, dhe po vinte pranvera,dimri me gjithë egërsinë e tij “na mori të keqen”,ushtarët kishin bërë “kurën e gështënjave e të mollëve”krahas stërvitjeve të rënda.
Gjithë kodrat ku stërviteshin ishin mbuluar me pemë të tilla.
Ne përziheshim me ushtarë të tillë që na furnizonin (Se ne nuk dilnim me trupën),ndërsa Metua,kurrë ndonjëherë nuk hëngëri ndonjë kokër mollë, të “vjedhur”ishte perfekt, i rregullt dhe shumë qibar, sic ishte ushtar i pamshëm plot sqimë e nur.
Në ushtri,po nuk dite të përshtatesh e vuan brënda vetes, rregullin, diktaturën,disiplinën e egert,padrejtesine e në shumë raste të shtirur nga “injoranca” e shefave ! (…pa përgjithësuar këtu).
Hera herës së bashku me Xhorxhin,e me ndonjë shok të afërt e vinim re trishtimin e Tij dhe mundoheshim ta bënim sa më të qeshur,duke e mbajtur afer e duke i kujtuar se jemi ushtarë,e kur je ushtar je një lloj “plasteline” që duhet të thuash gjithmonë “Siurdhëron shoku komandant”.
Ky “postulat” mësohet që ditën e parë dhe çdo orë mësimi propagantistik,duhet ti shërbesh atdheut me devotshmëri pa thënë kurrë Jo, nuk mundem nuk e zbatoj etj, sikur të bësh të kundërtën, ndëshkohesh, dënohesh,urdhëri është urdhër dhe do zbatuar.
Ishte maj,lulet kishin çelur dhe aty këtu në liqen laheshin rinia Pogradecare,atij qyteti që me bukurinë e tij ka lënë për dekada të tëra në shpirtrat tanë mbresa,kujtime me ciltërsinë e bardhësinë e dëborës.
Hera herës,kemi takuar ne qytet në kohën e liridaljes fizikisht Poetin mbarëkombëtar në prag pleqërie Llazar Gushon, Të madhin Lasgush,që endej bulevardit buze liqenit me një kapele të vjeter republiko, me një pallto të gjatë me kuadrata stof dhe me qënin prej dore.
Si të rinj e te pasionuar mbas vargjeve magjike te tij kemi bizetuar me të, e ahere kuptonim pse regjimi e kishte distancuar nga Ai,siç distancoi edhe vëllezerit “Starova” aktorë e muzikantë të talentuar pesë vëllezer në Estradën e Qytet,që na bënin për vete nëa të kohë,përpiqeshim që në kohën e lire, të ndjehshim edhe ne qytetarë ndonse te veshur e te kopsitur me uniformen e U.P.
Ashtu dhe prapësitë e rinisë, kur përpiqeshim të sajonim e të argëtoheshim në mbrëmje vallzimi të ndërmajrjeve të qytetit,me vajza Pogradecare,që ishin njëkohesisht edhe “zboriste” vullnetare pranë kompanive tona….! Ishim te rinj !
Metua, sa ditë iknin aqë më i trishtuar ishte,ne çdo lek që na dërgonin prindët i hanim me shokë, deri qindarken e fundit,ai kurrë me ne .
Letrat që na dërgonin prindët i lexonim kolektivisht, ai kurrë nuk na lexoi ndonjë të tij (?)
O zot,si s’na u ankua një herë, si nuk na hapi zemrën,o zot ç’farë tipi, si ndryshonte çdo orë.
Unë kisha tipin shumë ndryshe nga gjithë shokët e mi dhe I urtë dhe I ‘rebeluar’ por isha shumë kureshtar të dija ose të mësoja stressin e tij, shqetesimin, dhimbjen,ç’farë e mundonte këtë njeri,pse ishte zbehur shoqërisë, zymtësia e tij paraqitej dhe në fytyre,ai nxinte, nuk qeshte asnjëherë.
Disa here, disa here, e cilësoj, jemi mbledhur dy tre shokë të afërt ta ndryshonim e ta nxirnim nga kjo gjëndje,ai qetë përgjigjej s’kam gjë, nga e kuptoni ju që ndjehem keq, kush u thotë,apo dëgjoni majorin që ulurin çdo ditë nëpër zyra duke u ankuar për mua. Jo ai bën të tij unë nuk i jap kurrë shkas,ai më mërzit, më provokon, nuk kënaqet me asnjë shërbim a punë timen, gjithmonë nxjerr te meta dhe ngelet i pa kënaqur. O Zot,sa me trishton !
Kisha folur disa here me komandantin Tim me të cilin kisha kofidencë se ishte burrë i madh prind i dytë për ne .
_Të lutem shef, bizetoje me Major T se po i bie Metos në qafë, ai është model,majori e mërzit e ka mare inat, po e persekuton dhe Meto nuk na është ankuar kurrë asnjherë neve por e shikojmë që ja ka hequr trurin, buzeqeshjen e jetës, e hidhëron, e vret, e pushkaton moralisht…!
Me thënë të drejtën edhe komandanti im kishte ndërhyrë,kishte diskutuar, por majori “bishë” nuk dëgjonte nga ai vesh.
Unë ndërkohë isha i zgjedhur dhe sekretar rinie i gjithë këtyre”Togave” Autonome qysh ne fillim dhe me kurajo një ditë në një bledhje Ju ankova vetë Komisarit Brigatës, “Kolonel” Vehbiut kur kishim bashkëbizetim “Komandant e_Ushtarë”!
I thashë çfarë mendoja e më përkrahën dhe ushtarë e nën/oficerë të tjerë,por Jo Metua.
Të nesërmen, Metua më tha plot gojën duke më injoruar Petro, kush të kërkoi ndihmë,pse ndërhyn në punën e te tjereve.
O zot hapa sytë,u mërzita. (?)
O zot, më fal i thashë, (nuk durova dot) po bindem se ke nevojë për Doktor,mos më folë më.”Paska të drejte majori”mendova me veten time ahere.
U bë keq,ndënji ditë e muaj në atë gjëndje dhe më pas nuk u foli as shokëve të mi të afërt…një nga një i distancoi!
Perendi e madhe .
Na vinte keq, nuk na shikonte më ne sy, çdo veprim e bënte më vete,nuk implikohej fare fare me njeri,në kohën e pushim lexonte lexonte,cdo ditë ‘bunkerizohej”në bibliotekën e repartit.Të kryqëzoheshe me të ndëronte rrugën ose ulte dhe sytë të mos kryqëzoheshin me të tij.
Brigada ishte e madhe, i doli nami si skizofren,të shikonte në sy si i çmëndur,pikësrisht ahere filloi një bullizëm ndaj tij i pa imagjinuar…!
Ushtarët po i largoheshin duke e quajtur psikopat,të pa ndreqshëm. (Trëmbeshin ndoshta dhe rezikshmërisë së tij si i tille)
Kulmi i kulmeve ishte kur në një ditë rreshtimi të brigatës për higjenë e pastërti ku kontrolloheshin ushtarët qysh nga kapelja e deri tek pecet e këpucëve,Metos për pece Ju gjëndën në këmbë Brenda këpucëve, flamuri kuq e zi i çjerrur e bërë pece.
O Zot,ishte kulmi. Ahere vulosi psikopatine e tij.
E diskredituan publikisht,e dënuan një javë burg,e dëbuan e hoqën si shkrues dhe e trasferuan në “Kompaninë” Mitraljere të Qafë Thanës. si ushtar i thjeshtë roje ndërese….