Petro L. Sota-BALADË ÇAME


Petro L. Sota

  · 

BALADË ÇAME

———————-

Ulërinë, kjo grykë e Selanit ,

Për masakrën, që aty panë,

Ngjyrosi përroin, gjaku i çamit,

Shtatëdhjetë burrat, që i vranë,

Qe fillimi i trembëdhjetës,

Kur na e ndanë Çamërinë,

Me vendimi të konferencës,

E masakruan këtë krahinë.

Bënë masakrat më barbare,

Që as Turqit se kishin bërë,

E copëtuan tokën shqiptare

T’a helenizonin, gjithë të tërë.

Ah, ky truall që po grabitet,

Nga barbarët dhe me pahir,

Ndërsa fëmija, në djep po vritet,

E n’bark të nënës pa mëshirë

S’ka më lule, ku t’bjerë vesë,

S’ka më shtëpi, në flakë janë,

S’ka më burra, u prenë në besë,

Ah, Çamëri moj, kush po të qan.!

Kush po të qan, ç’të ka mbetur,?

Të gjithë trojet, t’i kanë marrë,

Një gjëmë e madhe, të ka gjetur,

Të gjithë burrat, t’i kanë vrarë.

Të zezat gra, duke vajtuar,

Qajnë nuset me foshnjet në gji,

Vajzat çame, i kanë dhunuar,

Bukurinë tënde, moj Çamëri.

Zambakët e bardhë të Çamërisë,

I këputën, që të mos rriten,

Ulërijnë malet, prej stuhisë,

Kur po i shohin, që po vriten.

Porsi ujqit, që dalin prej ferrës,

Që janë gati të shqyejnë kopenë,

Kafshëria e Napolon Zervës,

S’kanë mëshirë, asgjë nuk lenë.

Vijnë plumbat, në çdo drejtim,

Nata e zezë, vjen me errësirë

Arratisen e kërkojnë shpëtim,

O tokë çame, moj lamtumirë.!

Duke qarë, por s’kanë më lot,

Të pangrënë, dhe më të uritur,

Shumë të lodhur, nuk ecin dot,

Nëpër tokën, djegur, zhuritur.

Zhduken kreshtat, shtëpitë bien,

Tymi dhe flaka, deri në qiell,

Era e mesdheut, po fërshëllen,

Gjëmën e zezë, larg përcjellë.

Larg e përcjellë, tmerrin e zi,

Por bota hesht, e mbytur vetë,

Po digjet në flakë kjo Çamëri,

Vetëm gjak nga përrenjtë zbret.

Dhe duke ikur, mbrapa shikojnë,

Përherë të fundit, nuk shohin dot,

Lanë gjithçka, s’mund t’i harrojnë,

Lanë varret, ku kanë derdhur lot.

Dhe stërgjyshërit, s’do i shohin më,

Se çfarë po ndodh, ata s’e dinë

Se janë në varre dhe s’dinë asgjë

Që hi e bënë, gjithë Çamërinë.

S’dinë asgjë, se çfarë ka ndodh,

Kush do t’i qajnë, tek varrezat,

Tronditet varret se toka u drodh,

S’do t’harrohet kurrë nga brezat.

Dhe historija për këtë do t’flasin,

E bënë shkrumb, ia vunë flakën,

Por këngët çame, s’mund t’i vrasin

Edhe vallet, me Osman Takën.

Petro Sota 30 shtator 2022

About Post Author