Petro L. Sota-DARDHË QË BIJE NËN DARDHË


Petro L. Sota

  · 

DARDHË QË BIJE NËN DARDHË

Moj vashë syshkruar, e bukur si hënë,

Si paske lënë asgjë, ashtu si jot t’ëmë,

Ja ke marrë të gjitha, asgjë si ke lënë,

Trupin si sorkadhe, e të bukurat këmbë,

Nje ditë kur të pashë, doja që të flisja,

Nuk më vinin fjalët, s’dija nga t’ja nisja,

Zemra fort më rrihte, mu duk se po vdisja,

Nga ty pak më shumë, një fjalë po e prisja,

Eh, mua të gjorin, nuk e di ç’më gjeti,

Gjithçka rrotull më vinte, sikur ra tërmeti,

Mallkova të t’ëmë, ku dreqin të gjeti,

Por edhe ty t’atë, që me të t’ëmë fjeti,

Sikur të krijuan, me frymë dhe me mjaltë,

Kështu shumë të bukur ,perëndija të faltë,

Të ka lezet ecja, sikur shket mbi baltë,

Buzet ty të duken, të gdhendura me daltë,

Të vijnë anës djemtë, me sy të shikojnë,

Mbrekullinë që ke, të gjithë ta lakmojnë,

Je si luaneshë, me shume të adhurojnë,

Por frikën të kane, dorën s’ta kerkojnë,

Kur ti afër kalon, djemtë rrinë në radhë,

Aroma e jote moj, si zambak i bardhë,

Bukuria ty vallë , nga mund të ketë ardhë,

Si një dardhë e ëmbël, që bije nën dardhë.

Petro L. Sota……3 tetor 2022

About Post Author