Petro L. Sota-Gomari, qeni, macja dhe gjeli.


Petro L. Sota

GOMARI, QENI, MACJA DHE GJELI.
( Përrallë për fëmijë)
—————————————————

Për një histori,
kjo ju flet,
por është përrallë,
sigurisht,
Diçka,
mund të ketë,
që ndoshta ngjan,
me jetë njerëzish,
Por,
për të tilla ngjarje,
shumë keq të vjen,
për të gjorat kafshë,
që në rrugë,
të braktisura i lenë.

*********************

Shumë kohë më parë,
kjo kishte ndodhur.
në një fshat,
për një gomar,
me vesh të gjatë.
Që ishte i vjetër,
e ishte plak,
dhe dot s’punonte,
prandaj dhe i zoti,
më nuk e donte,

E kishte menduar,
që do ta therte,
me kasapin vesh qe marr,
dhe lëkurën do ja merrte,
do e shiste në pazar.
lëkurë të butë,
kishte gomari,
shollë per këpucë,
e bënte këpucari.
Ndërsa mishin,
pastërma,
kish thënë kasapi,
se është pak i vjetër,
gomar veshgjati.

Por, atë mëngjes,
vetë gomari,
e kishte dëgjuar,
kur me kasapin,
fliste fshatari,
Dhe për ta therur,
e kishin lënë,
një ditë të shtunë,
dhe jo ditë të hënë.
E kish menduar
shumë mirë fshatari,
Se të dielën,
ishte festë,
bëhej pazari.

Oh, çfarë tmerri, !
mendonte gomari,
që lëkurën e tij,
të butë e të hollë,
do e merrte këpucari.
Dhe do e bënte,
për këpucët shollë,
do ta shkelnin,
të gjithë me këmbë,
duke ecur,
vënd e pa vënd.

Ndërsa,
pak nga mishi
për qentë do mbanin,
do kënaqeshin,
si në ditë bajrami,
kur ta hanin.
Qe i preferuar,
mishi i gomarit,
sa rrinin në radhë,
edhe për kockë,
qentë e pazarit.
prej lëkurës së veshgjatit,
çizme elegante,
dhe për zonjat e fshatit.

Kishte ulur veshët,
si këmbanë,
se s’po duronte i mjeri më,
dhe filloi me lot e qan
ashtu në heshtje
pa nxjerrë zë.
Edhe gjithë natën,
gjumë nuk fjeti,
nuk e zuri,
nga dhimbja që kish,
dridhej dhe muri.

I zëmëruar qe veshgjati,
kishte rënë në pikëllim,
do të ikte,
menjëherë nga fshati
në një ikje,
që s’kishte më kthim.

Doli fshehurazi,
kur akoma ishte natë,
dhe iku shumë larg,
sa më s’po dukej,
që aty fshat,
I menduar,
ecte ngadalë,
se nuk dinte,
ku të shkonte,
i dëshpëruar e i lodhur,
ndërsa nata po afronte.

Prandaj,
do të kërkonte,
një strehë diku,
por,
kur pa aty, që po qante,
një qen çaluq,
gjithashtu.
iu afrua e pyeti qenin,
me sytë me lot,
ç’të ka ndodhur,
o i pikëlluar.?
Se s’po të shoh, kështu dot.?
Dhe i tregoi,
një nga një, qeni gomarit,
me lot dhe pikëllim,
qëllimin e fshatarit,
duke iu dridhur buza,
gjithë historinë.

Se i zoti më se donte,
dhe çdo ditë po e rrihte,
e kishte menduar,
që në një vrimë,
do ta hidhte.
Dhe qeni rrinte,
aty prandaj,
se ishte i frikësuar,
pa bërë i shkreti faj.

-Hajde me mua,
të shkojmë diku,
i tha veshgjati,
i pikëlluar gjithashtu.
Të kërkojmë një vënd,
sonte për të fjetur,
se ne që të dy,
të shkretë kemi mbetur.

Dhe u nisën të mërzitur
me të shkurtrat hapa,
veshgjati përpara,
ndërsa qeni prapa.
S’kish menduar qeni,
që do e gjente fati,
në një rrugë,
mbrapa,
një veshgjati.

Duke shkuar që të dy,
pa shkëmbyer asnjë fjalë,
kokëulur ecte gomari,
ndërsa qeni,
çalë-çalë.
Diçka po mendonin,
sikur flisnin,
pa nxjerrë zë,
Eh,
kjo pleqëri e shkretë,
nuk i duhet askujt më.
Dhe të vjetrit,
në rrugë i lenë,
pa patur fare mëshirë,
kalon dita e nata i gjenë,
në një jetë të vështirë.

Por edhe njerëzit,
sikur ne na ngjajnë,
në këtë jetë,
edhe ata,
të vjetrit ,
më nuk i mbajnë,
i lënë si të shkretë.
Në vetmi,
me shkop në dorë,
vdekjen, duke e pritur,
në çdo orë.

Dhe kështu,
këto mendime i lanë,
që të dy u harruan,
kur tek gardhi aty pranë,
mjaullimën,
e një mace,
të dy dëgjuan,
që po qante e frikësuar,
se e zonja e shtëpisë,
e kishte dëbuar,
Dhe nuk e linte më
të hynte në shtëpi,
se s’gjuante si përpara,
që të kapte ndonjë mi.

Kështu ja tregoj macja,
të gjitha veshgjatit,
dhe të tre të mjerët
ju bashkuan fatit,
Ecën, ecën, larg në pyll,
nëpër rrugën gjethe rënë,
pa parë asnjë yll,
në një natë pa hënë.

Që të tre,
ecnin në radhë,
para gomari ngadalë,
i lodhur bishtin tund,
e pas tij,
qeni çal, çal,
ndërsa macja,
ecën në fund,
Të lodhur e të uritur,
se asgjë s’kishin ngrënë,
me errësirën përpara,
edhe muzgun,
që kish rënë.

Nga klithma mbi një pemë,
macja e trembur ngeli,
por pastaj e kuptuan,
se qe klithma e një gjeli.
Që mbi pemë po rrinte,
me klithma rënkonte
të gjithë e kuptuan,
se ai po qante,
dhe s’po këndonte.

Por gomari, si më i zgjuar,
i foli gjelit i pari,
-Çfarë po bënë aty lart,
o ti këndes,
o gjel fshatari,?
-Kam ikur nga shtëpia,
i tha ;
-i mjeri unë i mjeri,
Se zotnia kur më pa
që jam shëndoshur ca,
të dielën për drekë,
do t’më theri.

-Dhe të gjithë këtë,
unë vetë e kuptova,
prandaj mora rrugën,
fshehurazi u largova.
Po rri mbi pemë lart,
se kam shumë frikë
se vjen dhe më kap,
dhe më s’mund të ik.

Shumë pengesa unë,
gjatë rrugës kam pas,
dhe tani çfarë do të bëjë,
mëndjen time po e vras.

-Edhe për ne, si ty,
i njëjti fat na priste,
prandaj u larguam,
i tha gomari gjelit,
që nga pema të zbriste.
-Po tani – i pyeti gjeli,
më pak i frikësuar,
-Hajde me ne -i tha gomari,
të gjejmë një vënd,
natën për të kaluar,

Kështu që të katërt,
të mjerët të një fati,
ecnin në errësirë,
Në krye veshgjati.
e ndiqte nga mbrapa,
qeni çaluq,
dhe macja që s’ndahej
ndërsa në fund,
gjeli lafshkuq.

Ecën, shumë ecën,
dhe ndaluan diku,
-Po tani çdo të bëjnë?
pyeti macja,
-do të rrimë këtu,?
Duke u dridhur më pak,
e frikësuar qe përsëri,
që kërkonte për të ngrënë,
se kishte shumë uri.

Po ashtu dhe të tjerët,
të njëjtën pyetje bënë,
të gjithë të uritur,
të gjithë të pa ngrënë.
Prisnin që të thoshte,
një vendim nga i pari,
e kuptoi menjëherë,
prandaj foli gomari.

-Hip o gjel, sa më lart,
ndoshta ndonjë dritë shikon,
menjëherë hipën gjeli,
dhe me sy kontrollon.
Dhe diku shumë larg,
pa një dritë si një qiri,
prandaj të shkojmë atje,
ndoshta është shtëpi.

Dhe ashtu bënë,
me shpresë u nisën,
se ndoshta kishin fat,
që të hanin diçka,
e të flinin atë natë.
Dhe atje kur arritën,
panë me sy shtëpi,
brënda ishin kasapët,
që po bënin gosti.

Kërcenin dhe këndonin,
mbledhur të gjithë bashkë,
në qejfin e tyre,
si për bajram,
dhe si për pashkë.
Çfarë do të bëjmë,?
pyeti qeni i uritur,
gomari në heshtje,
këtë pyetje e kish pritur.

Se edhe truri i tij,
ato çaste po i punonte,
që me ulurima të frikëshme,
shtëpinë ta pushtonte.
Ja tregoj planin e tij,
të menduar,
në katër pika,
që kasapët të trembur,
do largoheshin nga frika.

Dhe rolet shpejt i ndanë,
do afroheshin ngadalë,
tek shtëpia sa më pranë.
dhe së bashku do ulërinin,
të gjithë menjëherë,
sa gjethet do të binin,
nga drurët si të prerë.

Dhe ashtu sipas planit,
me britma,
për t’i tmerruar,
kasapët u habitën,
gomari pëlliste,
si një daulle e shpuar.
Filloi të leh qeni,
dhe me oiii, sikur qan,
ndërsa macja çirrej,
si è mbyllur në kazan,
Gjeli jep alarmin,
e betejës për sulm,
sikur një burizan.

Kur e dëgjuan kasapët,
muarën arratinë,
s’po kuptonin çfarë ndodhi,
kush ja pushtoi shtëpinë.
U larguan nëpër pyll,
dhe u mblodhën diku,
njëri tjetrin shihnin
të tmerruar gjithashtu.

Kur në shtëpi s’kish njeri,
hynë të gjithë menjëherë,
hëngrën me uri,
duke pirë dhe pak verë.
të lodhur nga rruga,
u shtrinë për të fjetur,
të qetë më në fund,
një strehë,
kishin gjetur.

Në korridor, shtrihet gomari,
dhe macja,
tek vatra si përhera,
gjeli hipën lart tek trari,
ndërsa qeni,
shtrihet aty pranë tek dera.

Kasapët të trembur,
që arratinë kishin marrë,
vendosën,
që njëri prej tyre,
të dilte vullnetar.
që të hynte në shtëpi,
për të parë,
kush vall qenë,?
ata që pushtuan shtëpinë.
dhe tani brënda flenë,

Më guximtari i tyre,
e mori guximin vetë,
dhe hyn mengadalë,
nëpër errësirë i qetë.
Nuk po shihte asgjë,
se as dritë nuk kishte,
dy thëngjinj pa tek vatra,
u afrua,
që t’i gërvishte,

Por ndjeu në fytyrë,
thonjtë e maces që e çanë,
dhe bërtiti i tmerruar,
iu duk si shejtan.
Dhe u largua me vrap,
që të dilte në derë,
por gjeli i trembur,
këndoi me zë të çjerrë.

Ndërsa qeni aty flinte,
e kishte shikuar,
kur kasapi pranë kaloi,
i futi një të kafshuar.
S’po shihte për të ikur,
nëpër koridor brodhi,
por,
me një të goditur,
me shqelmë gomari
jashtë portës e hodhi.

U kthye tek shokët,
të tmerruar ata e panë.
me gjysëm zëri ua tregoi :
-se në shtëpi djajtë janë,
të ikim sa më shpejt që këtu,
s’kemi çfarë të bëjmë më,
të heshtur,
të frikësuar gjithashtu,
u larguan një nga një.

Në atë shtëpi në pyll,
jetuan të lumtur përherë,
gomari, qeni, macja me gjelin,
dhe shumë të tjerë.
Që nga shtëpitë kishin ikur,
dhe rrugëve kishin mbetur,
me dashuri i kishin pritur,
aty një strehë kishin gjetur,

Vinin dhe i vizitonin shumë,
çdo ditë këndonte një bilbil,
Jepnin koncert zëra të bukur,
këtë shtëpi e quajtën Azil.
Ky Azil qe për kafshët
si më paqesorja mbretëri,
vinin përherë të braktisurit,
dhe gjenin pak lumturi.

Petro Sota

About Post Author