Petro L. Sota-KUR RA SHIU


Petro L. Sota

  · 

KUR RA SHIU
———————-

Në gjithë atë vapë, aty brënda ngela,
Por qielli u mbyll, ngadalë anemban,
Duke të pritur unë ty, në bar “Petrela”
Papritur për çudi, filloi shiu në Tiranë.

Por, s’qe projektuar në qiell kështu,
Që shi, do të binte në këtë vapë sot,
Mua mëndja më shkoi, tek flokët e tu.
Që do të lageshin, pa i mbrojtur dot.

Me flokët të lagura, nga i paprituri shi,
Kur ti po vrapoje, shiu ngadalë pushoi,
Sepse qielli i bindur, si me një magji,
Me një lehtësi të veçantë, retë i largoi.

Po i shkundje flokët, me gjithë gëzim,
Me një shpërfillje, që më habiti dhe mua,
Të shihja në sy, pika shiu me shkëlqim,
Që po zbrisnin ngadalë, tek buzët e tua.

Por ti patjetër këtë, as vetë nuk e dije,
Që ky shi sot, për flokët e tu, do të binte,
Me flokët të lagura, si një sirenë po rrije,
Ndërsa mua, titulli i poezisë, po më vinte.

Petro Sota 22 shtator 2022

About Post Author