Petro L. Sota-ME ATË GËRSHET


Petro L. Sota

ME ATË GËRSHET.
—————————-

E buzëqeshur, ti po më pret,
Me vështrim, që larg më fton,
Kur të shoh, me atë gërshet,
Të jem sëmurë, ti më shëron.

Ndoshta e bën, atë më shumë,
Që t’më ndezësh, flakë gjakun,
Por flakën ndezur, e mbaj unë,
Se doja të hiqja, pak merakun.

Se shumë herë, ta kam thënë,
Për at’ gërshet, që mban ashtu,
Se përmbi gji, siç e ke vënë,
Më vjen bota, gjithë rrotull m’u.

Kur gërshetin, në dorë e mban,
Luan me të dhe me mua qesh,
Sytë e tu, si breshër m’vranë,
Si një stuhi, që sjell rrebesh.

Por rrebeshin, tek unë e pruri,
Ai vështrim, që mëshirë nuk ka,
Kur tundet mbi gji, si kalli gruri,
Mua shpirti, në dy pjesë u nda.

Se ka çaste, kur pengu t’ngel,
E shpirtin brënda, ta ngacmon,
Dhe nga mëndja, kurrë s’të del,
Por, vëtëm mëkati, e shëron,

Me ato sy, po më mbyt në ujë,
Kur vështrimet, mbi mua bien,
Herë më dukesh si një statujë,
Dhe herë tjetër, si një sirenë.

Si sirenë, që lidhur më mbanë,
Në një ishull, ku është Çirçeja,
Ah, sytë e tu, si rob më kanë,
Por unë nuk jam, as Odiseja.

Prandaj dhe unë, me të vërtetë,
Vrapoj pas teje, si t’jesh manare,
E thur per mua, flokun gërshet,
Dhe s’po më le, që të prek fare.

Petro Sota 10 tetor 2022 

About Post Author