Petro L. Sota-Më bëhesh vullkan


Petro L. Sota

MË BËHESH VULLKAN
———————————-
Kur kokë e zemër të gjëmon,
Më mirë, ç’të ka ënda ?
Kush më s’gabon, më s’dashuron,
Në varr, le t’hyjë brënda.

( Johan Volfgang Gëte )

Bilbili këndonte, mbi një degë bliri
Zëmra ty të dridhej e më shihje mua,
Të hidhej përpjetë, sa të tundej gjiri,
Por se thoshje dot, atë fjalë “të dua “.!

O ëndërra e ime, që gjumin ma prish
Deri në mëngjes, kur gjithë yjet flenë,
Me hiret e tua, që i fsheh nën këmishë
Më thua hajde e pastaj më gënjen.

Me frutat e sharmit, çfarë të shijosh
Ngadalë kur më vjen, porsi manare,
Fustanin ngritur, lart përmbi kofshë
Ndërsa unë me sy, të zhvesha fare.

Me lakmi të zhveshë me sytë e mi,
Por syri s’më ngopet duke të parë,
Si statujë më ngjanë derdhur n’flori
Që nga larg rrezaton, si një fanar.

Me shtatin tënd, sytë m’i verbove,
Se kur ecën ti, dhe beli të dridhet,
Një vështrim rrufe, mbi mua lëshove,
I gjithë trupi im, si flakë më ndizet

Çfarë ke kështu, moj qerpik shigjetë,?
Të dehur më bënë, kur më rri pranë,
Më dorë të prek, si ngjalë m’rrëshket
Ndërsa në ëndërr, më bëhesh vullkan.

About Post Author