Petro L. Sota-Mëngjes vjeshte


Petro L. Sota

  · 

MËNGJES VJESHTE

——————————-

Dhe luftë e rreptë nuk më tremb,

S’më trëmb furtuna, terri,

Por ndarja shtrigë, veç më dhëmb

Ah, ndarja e jonë, Meri !

R. Bërns.

Mëngjeset e vjeshtës, si mendoja dot pa ty,

Nuk më vjen të shkruaj, as edhe një fjalë,

Nga qerpikët e lodhur, s’po shoh gjë me sy,

Dhe kafenë s’po e shijoj, shija i paska dalë…

Shija i ka dalë, ka mbetur vetëm hidhërim,

Dhe ka hyrë brënda në filxhan, mengadalë,

Pak hidhërim, ka hyrë edhe në vargun tim,

Por sytë për ty, po më mbushen me mall.

Pa ndonjë mendim, shoh qiellin në dritare,

Nuk më duket çudi, se po shoh larg një re,

Nga trishtimi, e ndeza dhe unë një cigare,

Por, një flutur vjen rrotull, rehat s’po më le.

Nuk do t’i doja këto mëngjeze, vetëm kështu,

As vjeshtën, që po mi hedh gjethet në dritare,

E ndjej atë mall, që më vjen nga larg tek m’u,

Më ngjan se dhe mua, po më djeg si cigare.

Tek hap dritaren, shoh dhe qiellin të trishtuar,

Duke parë larg në rrugë, sytë më mbetën diku,

Kujtova se edhe ti, ndoshta më kishje harruar,

Si një gjethe vjeshte, më dukesh se je këtu.

Ashtu, si do të vinte shiu, në një kohë të mirë,

Dhe kur në qiell të shfaqet, vetëm një re diku,

Ashtu erdhe edhe ti, nuk e pate të vështirë,

Të derdhje si pika shiu, gjithë mallin tek m’u.

Petro Sota 10 nëntor 2022.

About Post Author