Petro L. Sota-MOJ NAZELIJE


Petro L. Sota

  · 

MOJ NAZELIJE

——————————

Se ç’mi ngjitje shkallët, ti moj nazelije,

Fustanin mbi gju, shumë të paske hije,

Këmbët si sorkadhe,përmbi shkallë i vije,

Nga poshtë të shikoja, kisha frikë se bije.

Përmbi shkallë rrije, e ecje lehtë lehtë,

Të shihja nga mbrapa,fustanin përpjetë,

Dridhej kur ti ecje, herë e dridhje vetë,

Si princeshë ti dukeshe, sa t’kishte lezet.

Lezet shumë të kishte,me nazet e tua,

Yjet nga lart ndrinin, se dielli u shua,

Si lule ti shkëlqeje, vesa të kish rënë,

Kur ecje mbi shkallë, dukeshe si hënë.

Ah, moj nazelije, ç’na bërë me zemër,

E dridhje fustanin, si asnjë tjetër femër,

Cili burrë të pa,dhe me shpirt s’psherëtiu,

Do të mallkonte veten, plaku edhe i riu.

Do t’mallkonin veten, pse të panë ashtu,

Herë fustan të gjatë dhe herë përmbi gju.

Nga poshtë të shihnin,kur ecje mbi shkallë,

Dhe i vdekur të ishe, do ngriheshe i gjallë,

Petro Sota 17 tetor 2022

About Post Author