Petro L. Sota :Mos je dashuria…?


Petro L. Sota

Mos je dashuria…?

Më dogje si shpuza,
Me nazet e tua,
Mjaltë të kishte buza,
Si mjalti në zgjua.

Ç’më ndodhi se di,
Kur ashtu të pashë,
Me syrin tënd të zi,
Më dogje si kashtë…

Shikimin që hidhje,
Që nga larg e mora,
Zemra më dridhej,
Më dridhej dhe dora…

I menduar po rrija,
Më shumë i hutuar,
Mos je dashuria,
Që unë kam ëndërruar…?

Atë rrugë që zgjodhe,
Sikur qiellit zbrite,
Shikimin ma hodhe,
Si rrufe m’godite…

M’godite në zemër,
Por, fare s’më vrave,
Më shumë si një femër,
Si ëngjëll më ngjave…

Shumë më hutove,
Kur të tundej beli,
Buzën m’ëmbëlsove,
Si mjaltë sherepeli…

Si thëllëzë ti shkove,
Se askush s’të trëmbi,
Ndjenjat seç m’i zgjove,
Sikur më shpoi gjëmbi…

Më shpesh të mendoja,
Sikur n’ëndërr m’vije,
Frikë se mos të zgjoja,
Të puthja kur flije…

Me tënden dashuri,
Zemrën plot ma mbushe,
Më ngjaje për çudi,
Si ëndërr mashtruese…

Një mantel ti mbaje,
Gjirin tënd mbuloje,
Si ylber më ngjaje,
Kur qiellin zbukuroje…

Flokët mbrapa mbledhur,
Gushë e bardhë ndrinte,
Me mantel të hedhur,
Si një hirushë që flinte.


About Post Author