Petro L. Sota-NDOSHTA DHE ME ESHKË


Petro L. Sota

NDOSHTA DHE ME ESHKË
DO TË NDIZJA PAK FLAKË
————————————–

Në korin e madh, një zë, që të isha doja,
Prandaj mbrapa tyre ecja, si disa të tjerë,
Por diçka të veçantë, nga vetja po kërkoja,
Diçka, që me të vërtetë të kishte një vlerë.

Dhe si një kërkues thesarësh po gërmoja,
Në zërin tim, që të ishte i ëmbël, melodioz,
Sado që mundohesha, por kur aty dëgjoja,
Zëra të çuditshëm, që më bënim nervoz.

Por, a i dëgjonin ato dhe të tjerët kështu,?
Sepse rreth meje, me turma plot u mbush,
Që po kërkonin të njëjtën gjë dhe nga m’u,
Disa nga ligësia dhe nga injoranca dikush.

Disa të tjerë, mbi tribuna borive u binin,
Zërat i provonin, si bretkosat në kënetë,
Se çfarë vlerash kishin, vetë ata e dinin,
Por s’mundeshin dot, që të ishin të qetë.

I mërzitur ndonjëherë, mendova që ta le,
Të iki nga kjo turmë, që të sinqertë ka pak,
Por diçka më shtynte,që pak më vonë të fle,
Ndoshta dhe me eshkë, do të ndizja flakë.

Dikush do ta shihte, të ndezur atë flakë,
Dhe zërin do ta dëgjonte, patjetër dikush,
Edhe nëqoftëse, do të dëgjohej më pak,
Më mirë pak, se sa të mos e dëgjoj askush.

Petro Sota 26 shtator 2022

About Post Author