Petro L. Sota-Nuk më çuditë


Petro L. Sota

  · 

NUK MË ÇUDITË

Gjithmon ti ke hyrë në gjumin tim,

Në ëndërr të shihja e s’të thosha gjë,

Diçka më thoshje, ti me psherëtimë,

Pastaj ikje ngadalë, fshehurazi pa zë.

S’po e di pse ndonjëherë më fshihesh,

Por fytyrën tënde, nuk mund ta harroj,

Mbase ke ndryshuar e më nuk njihesh,

Por s’do të çuditem, kur prapë të shikoj.

S’do të çuditem se edhe zërin ta njoh,

Pa zë edhe mund të vish, nuk është çudi,

Psherëtimën do e ndjej, mbase s’do të shoh,

Kur në ëndërr me pasion, do bësh dashuri.

Kur vjen tek unë, dot nuk mund të ndal,

Por kur më largohesh, më le aty furtunë,,

Atë furtunë që le, më kthehet në mall,

Një mall që rrjedh dhe derdhet si lumë.

Nuk lodhem asnjëherë, me ty në mendime,

Se koha që ikën, për kthim nuk mendon,

Ndërsa jeta është një edhe kur s’ka gëzime,

Por mungesa jote, më shumë më shqetëson.

Petro Sota. 17 nendor 2022………..

About Post Author