Petro L. Sota-QYTET I VEÇANTË


Petro L. Sota

  · 

QYTET I VEÇANTË

—————————-

Është kënaqësi, të jetosh në këtë qytet,

Sepse është i veçantë, në përgjithësi,

hyrje, një pelikan i gëdhendur të pret,

Se mikpritja, është virtyt në çdo shtëpi.

Të gjitha rrugët, të veçantën e tyre kanë,

Mbrëmja zhurmëmadhe, vjen e krekosur,

Me muzgun ngjyrë gri, si me vello ngjan,

Që mbulon qytetin,si një grua e përsosur.

Me femrat e bukura, qytetin e ka zënë,

Se të rrëmbejnë, me vështrim të parë,

Eh, sa meshkuj, në ato kurthe kanë rënë,

Janë martuar aty, kanë hyrë kollovar.

Me vajza të ëmbla, si lëngu i qershisë,

S’të ikët që këtu, edhe si mysafir kur je,

Qetësinë, ndonjë këndes mund t’a prish,

Që zgjon pulat, e ndonjë gjumash që fle.

Qyteti zgjohet, ditën e re për të filluar,

Vrapojnë njerëzit, me mjetet që kanë,

Nuk ka dembela, pijanec e të droguar,

Por vetëm bukuroshe, që me sy të hanë,

Që po trokasin çdo ditë, s’është çudi,

Në qytetin tim, që krahapur po i pret,

Po ashtu edhe mua më jep kënaqësi,

Nga malli që kam, shkruaj vargje si poet.

Petro Sota 20 tetor 2022

Mund të jetë një imazh i 1 person

6Petro L. Sota, Elham Pasha dhe 4 të tjerë

3 komente

Pëlqej

Komento

Ndaj

About Post Author