Petro L. Sota-Vajzë, moj kameriere!


Petro L. Sota

  

Vajzë, moj kamariere, më bërë merak,

Të kam hedhur grepin, por ti më ke kap,

Kur unë t’kërkoj dorën, ti thua “s’ta jap”,

Sepse jam e vogel, më prit edhe pak.

Kur më sheh që vij, del më pret në derë,

Porosisë një kafe, ma sjell pa sheqer,

Se ma bënë me hile, që t’vish tjetër herë,

Pa e mbaruar kafen, filxhanin ma merr.

Me ty jam në hall, se ma bënë çdo ditë,

Kur unë të them:-hajde, ti më thua:-ik,

Kur nis të largohem, prap më thua:-prit,

Herë thua i “dashur,” herë më thua” mik”.

Ah moj bukuroshe, që dot s’po të kap,

Një kafe ma bënë, ma sjell si farmak,

Ta kërkoj makjato, ti ma sjell më pak,

Kur ma sjell filxhanin, ma bije pa pjatë.

Shpirtin po ma merr, ti mua çdo ditë,

Duke më gënjyer, duke thënë:-më prit,

-Se jam duke u rritur, dua dhe një vitë,

-Të më rritet trupi, të më rriten gjitë.

Vajzë moj kamarjere, ç’më bëre merak,

Të kam hedhur grepin, por ti më ke kap,

As nuk mund të iki, vetem të rri në lak,

Ta pi kafen tënde, që ma sjell farmak.

Petro Sota 31 tetor 2022

About Post Author