Petro L. Sota:Ku janë parizianët….?


KU JANE PARIZIANËT….?

Në një kafe isha ulur, aty përmbi Senë,
Dhe Luvrin admiroja, e kishja përballë,
Afrohet e me flet, një kamarier maroken,
Asgjë të çuditëshme, s’kishte aty në salle.

Kur hyra brënda, përshëndeta frëngjisht,
Dhe s’kuptova asgjë, se ç’far ai me tha,
Por dëgjova vetëm, që më foli arabisht,
Me ca fjalë të shkërmoqura, “mer haba “.

I habitur pak, mos ndoshta kisha gabuar,
Më mirë të kisha hyrë, tek kafja aty pranë,
Por të gjitha kafetë, në Paris ishin ” pushtuar”,
Nga njerëzit me ngjyrë, arabë e afrikan.

Dhe kërkova nëpër parqe, gjithandej kudo,
Që të shihja të paktën, këtu një francez,
Vrapova me te gjithë, në shëtitore e metro,
Vetëm njerëz me ngjyrë, kaçurrela të zesë.

Kur hipa në avjon, me të bukurat zeshkane,
S’u çudita me stuardjesat, që po na prisnin,
Shumë po çuditesha, që s’po shihja pariziane,
Ne Luvër, në Versaje dhe në gjithë Parisin.

Si mjergull një trishtim i madh po me vjen,
Kur një adresë, emërin e një rruge kërkoj,
Duke ecur pranë lumit, mbi një urë në Senë,
Disa pyeta për Balzakun, Dyman e Hygojn.

Por, të habitur me mua, ata supet i ngrenë,
Se nuk dinin asgjë, për këta kush janë,
Dhe papritur në bisedë, hynë një maroken,
Duke më hapur para meje, një libër kuran.

Eh, por, cilin të pyesja, unë këtu më parë,
Kisha humbur shpresat, kur me afrohet pranë,
Në shqip ai me foli: – jam unë shqiptar,
– Dhe mos kërko më kot, se s’gjen parizian.

Si dikur francezet, në gjithë afrikën mbarë,
Kanë kërkuar gjithmon, një hapsirë më të gjërë,
Ndoshta tani, si hebrejte dy mijë vjetë më parë,
Po lajnë mëkate, qe mbreterit dikur kanë bërë.

About Post Author