Petro L. Sota:Ngrije kokën veteran !


Petro L. Sota

Ngrije kokën, më lart, o veteran,!
Dhe mos shiko, përherë në tokë,
Mbi shpinë, shumë vite po i mbanë,
Por, trishtimin, s’po e mbake dot…

I vetmuar, si një kërcu, ke mbetur,
Se askush, s’po kujtohet më për ty,
Me ëndërrat dhe shpresat janë tretur,
Ndërsa lotët, po të pikojnë në sy…

Shumë vite ke, mënd mirë si mban,
Tetëmbëdhjet vjeç, në mal ke dal,
Se harron dot, betejën në Mezhgoran,
Dhe ditët e ftohta, të dimrit në mal…

Ato beteja, që në histori kanë mbetur,
Në tendën e qypit dhe në Martanesh,
Me dhjetra gjermanë, mbetën të vdekur,
Në gryka malesh, në Dibër e Kurvelesh…

I mbuluar me gjak, i plagosur edhe ti,
Tërhiqeshe zvarrë, në sulm thërrisje,
Duke mbajtur në dorë, flamurin kuq e zi,
Në tjetrën pushkën, që armikun godisje…

Dhe me qindra të vrarë, kish rreth teje,
Por, flamurin, në një dorë, lart e mbaje,
Edhe dielli, rrinte fshehur, mbas një reje,
Kurse ti, me gjak shkëmbinjtë po i laje…

Sa shumë të vështira, ato vite ishin,
Nëpër beteja, shumë shokë tu vranë
Copa copa edhe ty, ta prenë mishin,
Por pastaj, gjysëm të vdekur të lanë…

Mbete i gjallë, por me shpirt të vrarë,
Ndërsa shokë të tjerë, betejave ranë,
Të vdekur, mbetën heronjë në lapidar,
Ndërsa ti, si një i vdekur po ngjanë…

Një jetë të tërë, nuk ke patur gëzim,
Edhe pse në gjoks, dekorata ke plot,
Ndërsa në shpirt, ke plagë e hidhërim,
Me sytë të verbuar, që të rrjedhin lotë…

Fëmijë të larguar, që se dinë se si je,
Nga të gjithë i harruar, tërhiqesh zvarr,
Askush, më s’të kujton, çfarë hallesh ke,
S’po kanë më vlerë, dekoratat, që ke marr…

Në luftë, ti ndoshta, ke vrarë patjetër,
Ndërgjegjen tënde, diçka e ka munduar,
Jo vetëm armiq, por edhe ndonjë tjetër,
Që me pushtuesin, ka bashkëpunuar…

Prandaj mendimet, të heshtura po rrinë,
Disa kujtime të largëta, trokasin në derë,
Ashtu si lulëkuqe, të mbira në shkëmbinj,
Dhe që presin, një ditë, të vijë pranverë…

Por pranverat, të largëta ndoshta janë,
Si vjeshtat që ikin, herë herë me stuhi,
Ashtu edhe nëntorët, që më s’po e kanë,
Entuziazmin, e dikurshëm me lule e lavdi…

Në luftë, për kombin, gjakun e tyre dhanë,
Si një heshtje mortore, mjergulla po zbret,
Toka, ku prehen, harresën dot se mbanë,
Dridhet nga zëmërimi, e për paqe thërret…


About Post Author