Petro L. Sota:Sa më qënke rritur


Petro L. Sota

Sa më qënke rritur

Xixëllonjë e verdhë,
Kishe dalur mbrëmë,
Flokët, kishe derdhë,
Përmbi supet rënë…

E bukur mu duke,
Jo si herë të tjera,
Flokët, pa balluke,
Ishin, pak të verdha…

Drita e hënës, n’ball,
Mbi fustan të bije,
Lëkundet si valë,
Sa të kishte hije…

Hije, me të vërtetë,
Fustani kish lënë,
Nga qielli po zbretë,
Një yll përmbi hënë…

Po zbriste i qetë,
Mëndjen, ty ta humbi,
Dielli, porsi mbret,
Shkoj, e mori gjumi…

Gjumi, le ta mari,
Por jo, xixën tënde,
Ti m’digjesh si zjarri,
Më ke hyrë në mëndje…

Në mëndje, m’ke mbetë,
Ashtu kur po shkoje,
Mjaltë, që buzën tretë,
Sot, më shumë e doje…

Sot, ndoshta diçka,
Më shumë e ke pritur,
Por, asnjë s’të tha,
Sa më qënke rritur…

Unë t’vështroja ty,
Që t’ma thoshje vetë,
Zemra, nuk ka sy,
Por, me shpirt të fletë…

Shpirtin, ti ke derdhë,
Si lum, n’shkretëtirë,
Me fustan të verdhë,
Ndriçon një hapësirë…

Një hapësirë, shkëlqeje,
Xixëllonjë e bukur,
Hëna, mbas një reje,
Po rrinte e strukur…

E strukur po rrinte,
Sikur, të ishte n’pyll,
Balli po të ndrinte,
Të kish zbritur, një yll…

Ti m’solle frymëzimin,
Pastaj, m’erdhi muza,
Shpirti, do burimin,
Kur i thahet buza…

Me buzën të tharë,
Shumë larg, po shikoje,
Etja, të kishte marrë,
Puthjen, n’çast e doje.

About Post Author