Petro Marko-Prologu dhe Epilogu i një tërmeti-Gezim Llojdia


Gezim Llojdia

Shkrimtari Petro Marko kishte vite i gjendur në hije nga pushteti i kohës, shpesh pa punë dhe me degdisje larg dhe nën frikën e arrestimit .Duhej tërmeti i vitit 1967, dikush do të përmendej për shkrimtarin e njohur. Në kujtimet e tij ai e shqyrton edhe këtë rast. Ndërsa te gazeta letrare e kohë gjejmë shkrimin e tij :” Prologu dhe Epilogu i një tërmeti”.

1.

Ja çfarë shkruan shkrimtari P.Marko në vitin 1968 vetëm pak muaj pas tërmetit të vitit ’67.

…”Ra tërmeti,

shkruan P.Marko. Dëme të mëdha!Dimër. Shtëpi të rrënuara. Fëmijë dhe pleq përjashta. Thirrja dhe vendimi i Partisë dhe i Qeverisë..’Të gjithë banesat të ndërtohen . Brenda muajit. Falas. Dhe cilido me dëshirë le të dalë vullnetar për të ndihmuar”.

…”Midis kolonave të maqinave,karvanëve të kuajve ,të njerëzve që mbushnin rrugët dhe monopateve të ngrira, ne do të shohim dhe një të ri dymbëdhjetë vjeçar. R. S. Ballën nga Uraka e Librazhdit. Që natën e parë nga fshati i tij u nis një karvan me kuaj e mushka. Ky karvan i ngjitej malit . Dhe stuhia zëmërake e kërkonte, që ta ndalonte marshimin e këtij karvani, që shkonte në zonat e Çermenikës së zezë për të ndihmuar. Burrat, duke mbajtur kuajt dhe mushkat nga kapistra me kujdes të madh kapërcenin shtigje shumë të rrezikshme. Në fund të karvanit dëgjohet një këngë. Ata që ishin në bisht të kësaj kolone dëgjuan:” Cili do jetë?

Kënga vazhdonte. Zëri i atij, që e këndonte këtë këngë revolucionare, herë bëhej si zë vajze dhe herë si zë fëmije…Ndalen. Presin. Dhe shohin një të ri që tërhiqte mushkën e tij. E këshilluan të kthehej prapa. Se rruga ishte e gjatë dhe vështirë. Po pionieri Ramazan u tha:”

-Kot e kini! Unë do të vijë me ju….Jam pionier….As tufani dhe as tërmeti nuk më tremb.

Burrat u këshilluan midis tyre dhe pasi e panë, që ky pionier nuk kthehej kurrë prapa,vendosën që ta mirrnin. Dhe ky u tha:”

Ju falem nderës?Tani një gjë ju lutem!

-Çfarë kërkon më?

-Të këndoni, bashkë me mua…

Dhe kënga krisi. Tufani frynte më me zemërim. Po kënga përzihej me uturimën e tij .

2.

Duke vijuar me skicën e shkrimtarit të njohur Petro Marko në pjesën e dytë të titulluar :”Epilogu”,shkruan:”Kur Ramazani kthehej fitimtar nga betejat në fshatin Mirakë, kooperativistët kishin shtruar një drekë për vullnetarët nga Përmeti dhe Cërriku. Shtëpitë e dëmtuara rëndë ishin ndërtuar të rejat kishin përfunduar shtatë ditë para afatit. Dhe tymi dilte nga oxhaqet e gjithë fshatit të vogël i cili një vit kish që ish bërë kooperativë dhe bukën e kishte prodhuar, për një vit e gjysmë,kurse më parë nuk bënte bukë as për pesë muajt e vitit…

Shkrimtari P.Marko në këtë pjesë vijon të përshkruaj kohën kur përfundoi ndërtimi banesave të shkatërruara nga tërmeti,kjo fatkeqësi natyrore që sipas një proverbi shqip :”E gjen nga se pandeh”.Këngë e vallë shkruan shkrimtari. Autori përmend edhe drejtuesit politikë të kësaj zone që gjendeshin në këtë vend. Me poshtë thotë:”Vajza dhe djem,dorë me dorë me specialistët nga Përmeti dhe nga Cërriku,hidhnin vallen fitores. Shkrimtari, duke e përshkruar këtë çast rindërtimi, ai thotë se një vashë e re të cilën shtëpinë ja rrafshoi tërmeti, pasi shprehur mirënjohje për ndërtesën e re ajo i fali kooperativës, dy qetë që kishte si pasuri të vetme. Vasha e re që besonte në këtë ideal të kohës thoshte:” Se puna im dhe ëndrra ime i kushtohet fshatit tim. Kënga u ndez më shumë .Të tjerë fshatarë nisën ti falnin kooperativës së tyre të re malore atë që kishkun. Kryetari në emër të shkove mori angazhime të reja. Për faljen e borxheve. Për ndriçimin e fshatit me dritë elektrike…Duke përmbyllur këtë episod nga zona malore ku tërmeti i vitit 1967 dëmtoi fshatra të tërë në dimrin e atij viti,shkrimtari P.Marko thotë:”…Ky ishte epilogu pas fitores kundër armikut, që na sulmoi ne befasi nga fundi i dheut dhe që e dërmuam brenda tre javëve….”