Petro Sota :Djaloshi ëndërrimtar


Petro Sota

A e keni njohur djaloshin ëndërrimtar,?
Që çdo natë yjet dhe hënën admironte,
I shtrirë diku mbi ndonjë mullar me bar,
Se do shkruante si poet, se ëndërronte.

E kam njohur edhe unë dikur atë djalë,
Që ishte i veçantë nga moshatarët e vetë,
Se dukej i menduar kur ecte mengadalë,
Si dielli kur shkon në perëndim qetë-qetë.

Nuk mbeti rrugëve, as si murg shëtitës,
Edhe pse ëndërrat që kish shpejt iu tretën,
Por u bë shtegtarë, më i miri bletërrritës,
Nëpër xhepa fletët me vargjet i mbetën.

Shtegtonte pranë lumenjve e nëpër parqe,
Që përmbi lule pjalmin të merrnin bletët,
Ndërsa ai, mendohej edhe thurte vargje,
Si hojet me mjaltë, poezitë nëpër fletët.

Kaloj një jetë, ky bletërrritës me pasion,
Përherë thurte vjersha që kur ish djalë i ri,
Dhe ashtu porsi mjalti kur nga hojet pikon,
Nëpër libra i përmbledh, e i boton poezi.

Petro Sota 3 dhjetor 2021…..

About Post Author