Petro Sota :Endacaku




Kam disa kohë që bredh si endacak,
Një endacak, që gjithçka kam humbur,
Por kokën që ta vendos në një prag,
Tani për mua, nuk qenka e mundur,

Rrugëve trokas, si murgu pa shpresë,
Sepse asnjë vënd nuk po më mban,
Më zgjon dielli, çdo ditë në mëngjes,
Ndërsa hëna, natën më vjenë pranë.

Eh, për vëndin tim, malli më zhurit,
Për rrugët, që më dot, s’po i shkel
Për qenin, që kushedi, sa më ka prit,
Më ditë të tëra, aty tek porta ka ngel.

Dhe për shtëpinë, që s’ka më as çati,
Por që aty, vetëm era hyn edhe del,
Si një endacak, mbetur rrugëve tani
Me thesin në krah, ky vetëm m’ka ngel.

Dhe të gjithë më thërrasin endacak,
As vetë nuk e di, emërin tim të vërtetë,
Nëpër rrugë, po bredh i vetëm fillikat,
Një strehë të ve kokën për mua su gjet.

25 tetor 2021.

About Post Author