Petro Sota-KUR TË PUTHIN


KUR TË PUTHIN,

TË NGRENË NGA VARRI

———————————–

Më ke thënë, që s’di asgjë,

Se çfarë bëhet në dashuri,

Sa dhe vargjet, një nga një,

S’i thurkam dot në poezi.

Ti vërtetë, kështu m’ke thënë,

Se dashurinë, unë se kuptoj,

Edhe mbrëmjet, plot me hënë,

Me xixillonjat po i ngatërroj.

Por mos u nxito, kur ma thua,

Se pak durim, duhet të kesh,

Se fillohet, që poshtë në thua,

E një nga një, rrobet t’i xhvesh.

Mos më thuaj, të puth nuk di,

Kur vullkani, shpërthyer të ketë,

Nuk shuhet zjarri, që ke në gji,

Pa atë çelësin, që duhet gjetë.

Por ai çelës, diku rri i fshehur,

Dhe për ta gjetur, duhet durim,

Porsi hënëz, duket e zbehur,

Por sa ta prekësh, jep shkëlqim

Të gjithë poetët, kështu janë,

Dhe në dëborë, u ndizet zjarri,

Se buza e tyre, flakën mbanë,

Kur të puthin, të ngrenë nga varri.

Petro Sota 16 shtator 2022

About Post Author