Petro Sota-Në se të humb ty,kjo gjë më tmerron.


NË SE TË HUMB TY,
KJO GJË MË TMERRON.
————————————-

Se dua këtë ditë dimri, të ftohtë me shi,
Që më mban mbyllur, si murg mua sot,
Trishtimin po e ndjej, që më vjen nga ti,
Por mallin për ty, nuk mund ta ndal dot.

Ti ndoshta nuk e di, që diçka m’ke lënë,
Me atë buzëqeshje të pafajshme që ke,
Edhe me vështrimin tipik, të syrit tënd,
Që herë vjen me diell, dhe herë me re.

S’kam mundur dot, të them çfarë ndjej,
Por asnjë dyshim, nga kjo s’më lëkund,
Më tmerron, se një ditë s’mund të gjej,
Më tmerron ajo ditë, se mund të humb.

Çfarë do të mbetet, midis nesh pastaj,?
Kjo pyetje absurde, një përgjigje kërkon,
Mëngjezet dimërore, me kë mund ti ndaj,?
Në se të humb ty, kjo gjë më tmerron.

Por largësia, është si një erë e pa besë,
Që si perde e mbulon hapësirën në gri,
Buzëqeshjen tënde e pres çdo mëngjes
Por, dhe vështrimin tipik, që e ke vetëm ti,

Se ti, nuk je ëndërr, nuk je as fantazi,
Por je reale, që në vargun tim frymon,
Je malli, që ka lindur nga një dashuri,
E në se të humb ty, kjo gjë më tmerron.

Petro Sota

About Post Author