Petro Sota-Për miken, që se takova dot


PËR MIKEN, QË SE TAKOVA DOT

————————————————

Mbërritën shirat e dhjetorit, shpejt ranë,

Edhe i ftohti i pakët, i hidhur buzëqeshi,

Duke larë rrugët e trotuaret nëpër Tiranë,

Ndërsa qyteti, kapotën dimërore veshi.

Por, na iku e mërzitur vjeshta, e xhveshur,

Me gjethet e lëna, nga një betejë dimërore,

Nga dy luftimi me erën, kur ishin ndeshur,

I fluturuan fletët, përmbi stendat rrugore.

Fluturonin gjethet, në këtë kohë të ftohur,

E pëshpërima dashurish, muarën me vete,

Mbi statujën e harruar të ushtarit të panjohur,

Sikur, do të linin tek ai, të fundit amanete.

Eh, Tiranë e bukur, e dashur si gjithmon,

E ngarkuar, nga trafiku lodhës në çdo orë,

Nëpër udhëkryqe, bori makinash dëgjon,

Kur je duke pritur për të kaluar në semafor.

Edhe vjeshta iku, si një grua pasionante,

Duke dalë nga dritarja, zhveshur në mesnatë,

Por dimri, si ariu polar ngarkesën mbante,

Premtimet bosh, pa sjellur ndonjë dhuratë.

Ndërsa unë, kisha blerë diku një dhuratë,

Për miken që do më priste, në stacion sot,

Por se di, se cili nga ne të dy, qe i pafat,

Që nga trafiku i rënduar, nuk u takuam dot.

About Post Author