Petro Sota :Shqipëria ime


SHQIPËRIA IME
( Poemë )

Nuk e di, pse sot vargu s’po më del,
Nuk e di, pse më dhëmb ky shpirti im,
Se dimëri iku, i tërbuar si një rrebel,
Ndërsa pranvera erdhi po me trishtim.

E s’kishte si mund të vinte ndryshe,
Si vargu im, që sot është i rënduar,
Në tufa po kthehen ca dallandyshe,
Por, dhe këtu gjejnë klimë të trazuar.

Kështu, ty Shqipëri, nuk të kisha parë,
Që bijëve të tu, rënë në luftën heroike,
Një tufë lule, s’ia u vendose në lapidarë
Në nderim të idealeve të tyre fisnike.

Po ku janë lapidarët, që ishin dikur,?
Që në shënjë kujtimi, ngrite për ata, ?
Pranë rrugëve qëndronin si flamur,
Por, asnjë shënjë mermeri më s’ka.

Edhe malet po heshtin si për çudi,
Ndërsa krojet, sikur po derdhin lot,
E lënduar, më dukesh moj Shqipëri,
Për të rënët e tu, në zi qënke sot.

Për të rënët e tu, që gjakun derdhën,
Në male e gryka si heronj me lavdi,
Dhe me flamurin e fitores kur erdhën,
Ngritën më lart, nderin tënd Shqipëri.

U radhite si një zonjë me fitimtarët,
Dhe të nderuan ashtu si të kishte hije,
Por sot, flamurin e tundin tradhëtarët,
Tradhëtarët, që në besë kurrë su zije.

Kanë mohuar gjithçka, gjakun partizanë,
Murrizat e ferrat që janë mbytur në batak,
Ndërsa bijtë tu, në gryka malesh ranë,
Dhe i quajnë “të leckosur dhe spurdhjak.”

Ata që flijuan jetën, gjithçka për lirinë,
Që të deshën ty Shqipëri, si një zonjë,
Gërxheve e grykave sakrifikuan rininë,
Dhe gjakun e derdhën ashtu si heronjë.

Ata, që të sollën ty fitoren, moj Shqipëri,
Ata, që më dyzetë e katër hynë në Tiranë,
Ata, që nënshkruan paqen në histori,
Nuk qenë të tjerë, por qenë ata, partizan.

Ata që hapën toka dhe kënetat i thanë,
Por dhe malet me taraca i mbushën,
Hidrocentrale ngritën, në Fierzë e Koman,
Dhe gruri si flori dallgëzonte fushën.

Ata nuk qenë fajtor, për krimet politike,
E që në” emër të popullit,” dënime u bënë,
Ata që besonin në idealet e larta fisnike,
Dhe që djersën, nëpër vepra e kanë lënë.

Ata të thjeshtët që punonin ditë dhe natë,
Që Shqipëria të ecte si një shtet sovran,
Dhe dritën elektrike e çuan në çdo fshat,
Por baltë hidhet mbi ta, nga ca sharlatan.

Por, çfarë mund të them unë tjetër,?
Ah, që ky vargu im sot, paska trishtim,!
Më dridhet dora dhe gërmat në letër,
Se t’i shkatërruan të gjitha, o vëndi im.

T’i shkatërruan të gjitha arritjet e tua,
Të çuan në zero si në dyzetë e katër,
Artin dhe kulturën e hodhën në përrua,
Dhe mjerimin ta ulën përsëri në vatër.

Nuk mbeti më në këmbë asnjë fabrikë,
Dhe pushtimi fashist më pak shkatrroi,
Por se kuptuam dot, se cili qe armik,?
Se të gjitha ato, vetë populli i ndërtoi.

Tani ikën të gjithë, kanë marrë arratinë,
Në vatrat shqiptare, s’ka mbetur më zjarr,
Kombi që s’mban dot gjakun e ri, rininë,
Është në mjerim, se veten e tij ka vrarë.

Në tridhjetë vjetë, të nderuar pushtetar,
Çfarë arritjesh keni, se nuk po i shohim,
Jeni tallur këto vite me një popull qyqar,
Që lëkura i ka mbetur, veten s’po njohin.

Po cilit i intereson kjo ikje në masë,?
Dhe cilit i intereson një komb i plakur, ?
Qeveria e parlamenti, ndërgjegjia ti vras,
Nga zyrat e pushtetit, jashtë duhen flakur,

Por ti ngrije kokën, o Shqipërija ime,
Dhe vështro si një shqiponjë përpjetë,
Me ballin lart, që ke larë nëpër burime,
Nderoj me respekt heronjtë e tu përjetë.

Edhe për flamurin tënd, moj Shqipëri,
Për shqiponjën me dy koka në hall janë,
Se po ju duken si dy koka gjarpri të zi,
Tradhëtarët e kombit fytyrë tjetër s’kanë.

Më fal Shqipëri, sepse jam i trishtuar,
Dhe s’të kam qëndruar përherë pranë,
Por shpirti i tronditur dhe i përmalluar,
Psherëtinë dhe veten dot s’po e mban.

Më fal atdheu im, se nuk jam i qetë,
Prandaj shpirti i zëmëruar s’më ndalet,
Kur të shoh që ke mbetur i shkretë,
Dhe kokë ulur po i shoh edhe malet.

Ç’ka ngjarë, që si vejushë ke mbetur, ?
Si një anije që ka humbur nëpër det,
Mos vallë gjithë burrat të kanë vdekur,?
Dhe asnjë timonier për ty nuk u gjet.

S’paska timonier që drejtimin të gjej,
Në një breg të nxjerrin, pa lëndime,
Është mbushur vëndi me horra e çakenj,
Janë gati të shqyejnë, o Shqipëria ime.

Të shqyejnë e pastaj të qajnë me oii,
Por vallë, a kanë menduar ndonjëherë,
Se një ditë balli yt do të ndrij Shqipëri,
Dhe mbi kokë të tyre shpata do të bjerë.

Ajo shpatë do të bjerë madhështore,
Nga shpirti popullor gjithë zëmërim,
Dhe kjo do të jetë, patjetër një fitore,
Që do të ndriçoj rrugën, o vëndi im.!

Më dhimbsesh, o vëndi im si përherë,
Se s’po ta shoh fytyrën që buzëqesh,
Edhe reja qiellin ndonjëherë do e zerë,
Por dielli do të dalë përsëri në shesh,

Nuk e di, se çfarë ka, ky vargu im sot,?
Nuk e di, se çfarë ka dhe ky shpirti im,?
Shpresoj që dimërat, të na ikin pa lot,
Ndërsa pranverat të na vijnë me gëzim.

Petro Sota 30 maji 2022…….

About Post Author