Petro Sota :Vajza mbi kalë


Petro Sota

Po ku do të shkoj, ky kal lara-lara,?
Ngritur përpjetë, dy këmbët e para.

Ç’po më shohin sytë, kështu mua vall,?
Janë të vërtetë, apo janë një përrallë.

Sipër mbi të, një vajzë po qëndron,
Frerin mban në dorë, e kali fluturon.

Përpara është deti, rrugë tjetër s’ka
Ku hidhen përpjetë, dallgë të mëdha,

S’trembet vajza, gjithashtu edhe kali,
Në bregun tjetër,mbi dallgë do të dali.

Hingëllin kali, si një lokomotivë treni,
Se trembin dallgët, ashtu si zgalemi.

Po ashtu edhe vajza, i jep kurajo kalit,
Kur dallgët sheh ngritur, si maj e malit.

Ç’është kjo ikje, me kaq vrull e nxitim,?
Ndoshta shpirt i lirë, po kërkon fluturim.

Të hidhet mbi dallgët, si zogu i zgalemit,
E bukur duket vajza, si Nora e Kelmendit.

Me dallgët e detit, ngjan sikur po qesh,
Ashtu, si dhe Shota, e bukur trimëreshë.

Me syrin shqiponjë, të zezë ato qerpik,
Me guximin që ka, nga asgjë s’ka frikë.

Si një shpend i bardhë, qëndron në kal,
Të fluturoj përmbi dallgë, asgjë s’e ndal.

Ç’është kjo bukuri, që s’mund ta besoj,?
Mos jam në ëndërr, që tani po e shikoj.

Si në ëndrra duket, me kalin lara-lara,
Të ngritura përpjetë, dy këmbët e para.

About Post Author