Petro Sota :Vajzë myzeqare


Petro Sota

Vajzë myzeqare

Të prisja t’më vije,
Por unë t’gjeta vet
Në mes luleve rrije,
Me flokun gërshet.

Porsi lulja e diellit,
Ngjyra flokut ngjanë,
Të kaltrën e qiellit,
Ti tek sytë e mbanë.

Sa mall kishja unë,
Por ti s’erdhe mbrëmë,
S’po më vinte gjumë,
Ndoshta ty t’kish zënë.

Duke menduar ty,
Gjithë nata më iku,
Pa mbyll fare sy,
U lodh dhe qerpiku.

Por kishja dëshirën,
Që të kisha pranë,
Sepse ëmbëlsirën,
Buza e jote mbanë.

Sa dëshira mbetën,
Nëpër ëndrra janë,
Si vesa u tretën,
Dhe zhgënjime lanë.

Por aty në fushë,
Duke t’parë unë sot,
Syri shkon nën gushë,
Dhe nuk ngopet dot.

Sa herë t’shoh në sy,
Dridhem porsi fletë
Kjo më ndodh me ty,
Për flokun gërshet.

Syri shpejt ma zuri,
Si dëshirë më mbeti,
Porsi kalli gruri,
Të tundej gërsheti.

Vërtetë ti shkëlqeje,
Nëpër luledielli,
Vajzë prej myzeqeje,
Me sytë ngjyrë qielli.

Kështu kaq e bukur,
Porsi një manare,
Në fushë si një fluturë,
Vajzë myzeqare.

Në ëndrrat e mija,
Për çudi të gjeta,
M’u ndez dashuria,
Për tuat gërsheta.

S’është kjo një çudi,
Dhe nuk është përrallë,
Se kur s’më vjen ti,
Mua m’vjen një mall.

Mallin dot se mbaj,
Se m’kthehet n’trishtim,
Dhe ky trishtim pastaj,
Plagos shpirtin tim.

Prandaj t’gjeta vet,
Tek ty, fati m’pruri,
Por ai gërshet,
Në mendime m’vuri.

About Post Author