Petro Sota:Atë grua


ATË GRUA
—————-

Atë grua, që ecën me çadër në shi,
Me flokë të zeza, që duket e qetë,
E kam dashur dikur dhe unë në rini,
Tani, ka një burrë, që natën gërhet.

Atë gërhitje burri, ajo se duron dot,
Dhe kthehet ngadalë, në tjetrën anë,
Me sytë të kristaltë, që i rrjedhin lot,
Ashtu në heshtje pa zë, fillon e qan.

E martuan, pa e pyetur me mblesëri,
Ëndërrat e brishta, të vyshkura ranë,
Por, atë grua të bukur, e dua prap tani,
Kur e shoh trotuarit, martuar në Tiranë.

E shikoj dhe më dhimbset më shumë,
Me sytë që s’i ngre, të shikoj përpara,
Me burrin në krevat, nuk fle dot gjumë,
Se kur ai gërhet, ajo ia nis me të qara.

Nuk arrin dot, që në sy, të më vështroj,
Se e di, që unë e kam dashur shumë,
Me një burrë të pa njohur, jetën mallkoi,
Që kur ai gërhet, ajo nuk fle dot gjumë.

Se rrjedha e jetës, aty atë e ka sjellë,
Duke e larguar larg, nga jeta e vërtetë,
E mbyllur brënda, si në një kështjellë,
Sa edhe ditën i ngjan, sikur ai gërhet.

Revoltohem si i marrë, për këtë jetë,
E më vjen një dëshirë, që ta rrëmbej,
Ta çoj diku larg, larg burrit që gërhet,
Që dashurinë e vërtetë kjo grua të gjej.

Këtë grua, që po ecën me çadër në shi,
Në shpirtin e saj të ftohtë s’ka pranverë,
Sa shumë e kam dashur, e dua përsëri,
Dhe prandaj malli, për të mua më merr.

About Post Author