Petro Sota:E pamundur


M’kaloj dita gjithë trishtim,
Por dhe mbrëmja si idiote,
Vjen një çast gjithë gëzim,
Kur m’u shfaq, fytyra e jote.

Gjithë trishtimi m’u largua,
Kur fytyrën tënde pashë aty,
Ato buzë më çmëndën mua,
Por dhe me sytë, që të dy,

U drodh trupi, më s’durova,
Se pak nga pak, iku durimi,
Prandaj ngadalë t’u afrova,
Sa i ëmbël, qe përqafimi.

Ai përqafim, më turbulloi,
Klithi shpirti, si gurë mulliri,
Në dysh u nda, kur dëgjoj,
Atë aromë, që derdhi gjiri.

Pastaj dora, se si më iku,
Poshtë gushës, si një bishë,
Ty atë çast, t’u drodh qerpiku,
Kur preku gjirin, nën këmishë.

Se kuptova, qe çast ngazëllimi,
E ndjeva puthjen, që ti më dhe,
I pikëlluar nga një ditë trishtimi,
Mu duk ëndërr, por ëndërr s’qe.

Më mirë ëndërr, të kish qënë,
Se në ëndërr, s’do të lëshoja,
Duke vuajtur, ti më ke lënë,
Kërkon kështu, të zgjatet loja.

Në çdo mbrëmje më flet gjatë,
Zgjuar më mban, deri vonë,
Pastaj më thua, është mëkat,
Por s’ka mëkat, kur ka pasion.

Unë s’do të thosha, dot ty jo,
Sepse natën, ma bënë ditë,
Dhe luan me mua, sikur s’do,
Pastaj thua;- mos u mërzitë.!

E vështirë, një mike të gjesh,
Të jetë e ëmbël, ashtu siç je ti,
Se buza e jote, kur buzëqesh,
Më vjen puthja, si me magji.

Të thashë të dua e të prisja ty,
Por një përgjigje, nuk ma dhe,
Me qerpikë, të ulur mbi sy,
E pamundur, sikur më the.

About Post Author