Petro Sota:Ëndërr magjije


Petro Sota

Gjumi sonte m’iku,
Nuk e di kur m’zuri,
Plumb i rënd qerpiku,
Më i rënd se guri.

Nata shkon kaluar,
E ngarkuar shumë,
Më vijnë të trazuar,
Mendimet si lumë.

Ti m’erdhe një natë,
Shpirtin tim trazove,
Buzë kuqe si flakë,
Flakën dot s’ma shove.

Sikur kishje ethe,
Ndoshta qe një shkak,
Dridheshe si gjethe,
E skuqur si flakë.

Më tërhoqe pranë,
Dhe s’po prisje më,
S’kishje as fustan,
As këmishë, asgjë.

Asgjë s’të kish mbetur,
Si t’kish bërë nëna,
Sytë e mi qenë tretur,
Ty të ndrinte hëna,

Ty hëna të ndrinte,
Si në qiell pa re,
Por mua më binte,
Mbi kokë si rrufe.

Dhe mendova unë,
Ndoshta do të bjeri,
Një shi me furtunë,
Por kish dalë ylberi.

Digjesha, kur t’shikoja,
Si në shkretëtirë
S’kisha kohë t’mendoja,
Kur të shihja shtrirë.

Por, s’më le më ti,
Të mendoja shumë,
Më more në gji,
Më mbyte si lumë.

Ku t’mbahesha s’po dija,
Se s’po shihja më,
Përmbi dallgë po rrija,
I mbytur pa zë,

Dallgët kur më vinin,
S’po i shihja dot,
Si të lidhur rrinim,
Dhe po bënim not.

Të dy ishim pranë,
Të ngjitur aq shumë,
E xhveshur pa fustan,
Xhveshur po dhe unë.

Të lodhur notonim,
Por s’arrinim dot,
Një breg po kërkonin,
Duke bërë not.

Më të fund të lodhur,
Nata në të gdhirë,
Nuk e di ç’kish ndodhur,
Të dy rrinim shtrirë.

Ç’do gjë kish kaluar,
Trazuar ajo natë,
Por ti qe larguar,
Unë rrija n’krevat.

Në mesnatë më vije,
Kur ishja në gjumë,
Një ëndërr magjije,
Shpesh lije tek unë.

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.