Petro Sota:Hëna e majit



Petro Sota

Hëna e majit

Me hënën e majit, nuk e di ç’më gjeti,
Çdo mbrëmje kur del, më thërret vet,
Tek dritarja ime, çuditërisht ajo mbeti,
Si një vajzë e ndrojtur, rri dhe më pret .

Me atë në dritare, takimin e kam lënë,
Dhe e vështroj, sikur të jem pranë saj,
Por ajo më duket, si një vajzë jo hënë,
E kupton që dhe unë, sytë s’po ja ndaj.

Kur ikën nga dritarja, e ndjek në fushë,
Ndoshta si i çmendur, që ta kap dua,
Por qielli për çudi me disa re u mbush,
Dhe hëna rri fshehur, po luan me mua.

Eh, sikur të ishin vajzat, ashtu si hëna,
S’do t’kishte më errësirë në shpirtin tonë,
Të gjithë djemtë do t’kishin rënë brënda,
Si të dashuruar me vajzat përgjithmonë.

Me orë të tëra, duke parë hënën rrija,
Sikur me të, të kisha rënë në dashuri,
Mesnata po kalonte e s’më vinte të flija,
Por ajo, si me ndrojtje më lutej;- ik tani.!

Shkoja që të flija, por s’më vinte gjumi,
Mendimet, iknin e vinin, si të ishin bletë,
Por vonë, kur dhe ylli i mëngjezit humbi,
Vjen dielli në dritare, xheloz më troket.

Dhe këndezi mbi kotec, pulat i kish zgjuar,
Me krahët duke tundur, pluhurin lart ngre,
Në çfarë ëndërre të bukur kisha fluturuar,?
Eh, kjo hëna majit, s’po më le, që të fle.!

Petro Sota

About Post Author