Petro Sota:Kam njohur një femër


Kam njohur një femër

Kam njohur një femër unë dikur,
Që m’u duk e magjishme vërtetë,
Dhe s’po mundem, ta harroj kurrë.
Në mendimet e mija, më ka mbet.

E kam njohur në një udhëtim me tren,
Dhe padashur sytë e saj vështroja,
Në mendimet e mija shpejt më vjen,
” Maja Disnudo ” e Francisko Goya.

Piktura magjike e piktorit spanjoll,
Mu kujtua, si ta kisha këtu përpara,
Por kjo ishte e ndrojtur dhe belhollë,
Si ” Mori bijë lalës” nga Gavril Darà.

E zhvesha me sytë e mi pa dëshirë,
Që me pikturën e spanjollit ta krahasoja,
E mendova lakuriq sikur rrinte shtrirë,
Dhe veten time, si piktori Francisko Goya.

Çfarë vepër të bukur po shihja përpara,
Nga kjo fantazi të dilja, kurrsesi s’doja,
Si arbëreshe dukej e poetit Gavril Dara,
Dhe jo si “Maja Nudo” e Francisko Goya.

Kam njohur një femër dhe unë dikur,
Kur shkoja me tren, nga Milano në Bari,
Më ngjante, sikur të ishte një pikturë,
Por qe një arbëreshe, stërnipe shqiptari.

Petro Sota

About Post Author