Petro Sota:Marjanë, moj xhane


Petro Sota

Marjanë moj xhane, ku më je tani,?
Ti më vije natën dhe kur binte shi,
Çfarë të ka ngjarë, se asgjë s’po di,?
S’je bërë më e gjallë, thuaj ku po rri.?

Se dimri po vjen, rrugë tjetër nuk ka,
Sonte një pikë loti, mbi letër ç’më ra,
Duke shkruar për ty, vetë loti m’u tha,
Marjanë moj xhane, shpirti im u vra.

Se papritur ike, një fjalë nuk më the,
Mallin me trishtim, tek unë gjithë e le,
Dhe shpresoj të shoh, një ditë përsëri,
Marjanë moj xhane, buzëkuqe qershi.

Kafen kur e pinim, sa më pak sheqer,
Më të ëmbël fjalën, nga buza e nxjerr,
Kur mendoj për ty, malli se ç’më merr,
Marjanë moj xhane, kam mbetur i mjerë.

Si të mbuluar qiellin, e shikoj me re,
Gjumi kur më vjen, nuk më merr të fle,
Se më vjen si ëndërr, të dehur më le,
Marjanë moj xhane, sonte ku më je.?

Do të vij të gjej, kudo që të jesh,
Hënën do ta sjell, për ty si peshqesh,
Se të desha shumë, s’dua që të humb,
Do të bëhem shpend, që të vij si pëllumb.
15 nëntor 2021…..

About Post Author