Petro Sota:Mrekullia e tetë


Ato sytë ngjyrë kafe me qerpikë të gjatë,
Qiellin poshtë e ule, u trëmben dhe retë,
Mbrekulli të gjitha, bota njeh vetëm shtatë,
Ndërsa ti, do të ishje, mbrekullia e tetë.

Ndoshta je këtu, në vënd të perëndisë,
Të kishte dërguar, që këtu me ne të rrije,
Si magji të dukej, e bardha përmbi sisë,
Porsi hënë e plotë, buzë kuqe qershie.

Atë buzën tënde, si me daltë skalitur,
Dhe mermer të ishin, më shumë do të thonin,
Por një puthje, sa shumë e kam pritur,
Vetem sytë të flisnin, heshtur belbëzonin.

Kur ashtu të shihja, me hire të zbuluar,
Diçka tek ty kuptova, e kishje një mendim,
Një shenjë të më japësh, sa për të kuptuar,
Dhe më thirr në heshtje, vetëm me shikim.

Kush s’do ta ndjente, pak vetëm njëherë,
Atë vështrim tënd, si një shkarkim rrufeje,
Dhe një yll të shihte, në tokë do të bjerë,
E dielli do të fshihej, diku mbas një reje.

As unë s’do e besoja, por të pashë vetë,
Me sytë si gështenjë e qerpikë të gjatë,
Dhe kështu do të ishje, mbrekullija e tetë,
Sepse bota njeh, që janë vetëm shtatë.