Petro Sota:Muza ime


Petro Sota

Ç’më ngacmon ti përherë, o muza ime,
Si një vajzë çapkëne çdo mbrëmje vjen,
Më hynë në shtrat, me shumë ledhatime,
Dhe me buzët e tua, puthjet m’i rrëmben.

S’mundem të rezistojë, kur më buzëqesh,
Porsi gjethe vjeshte përpëlitet shpirti im,
Sepse je vërtetë, si një mbretëreshë,
Më e bukur sidomos, kur vjen me rimë.

Për dore më kap dhe rrugën ma tregon,
Kurorë m’i thur vargjet e me lule i qëndis,
Porsi një djalë të ri, ti shpirtin ma rinon,
Prushin ma ndez, me vargjet e dashurisë.

Dhe asnjë për këtë, nuk mund të më shaj,
Se s’jam pijanec, që të dehem me një gotë,
Por i dehur jam ndoshta, prej syve të saj,
Kur i shoh gjirin të plotë, por se arrij dot.

Dhe vetëm një shikim e shpirti më ndizet,
Dhe nuk mbetet asnjë re, në qiellin gri,
Ndërsa zemra përpjetë, si një zog hidhet,
Eh, si një kalë pa fre, bëhem djalosh i ri.

12 nëntor 2021..

About Post Author