Petro Sota

Myzeqeja.
( poemë )
Krahinë e Myzeqesë,
o fushë e pa anë,!
Sa kujtime e brenga
dhe lot aty mbanë.
Me kodrat e blerta
një vepër perëndie,
Me ullinj dhe vreshta
si gjerdan nusërie.
Ju, o fusha myzeqare,
ç’do stinë ndërroni ngjyrat,
Si vajzat e ndrojtura,
që zbukurojnë fytyrat.
Në mëngjes kur rrezet,
shkëlqejnë përmbi vesë,
Si në ngjyrë manushaqe,
Mbrëmja do të zbresë.
Mbi sup të Tomorrit,
kur hëna kokën ngre,
Një vështrim festiv,
e hedh në myzeqe.
Një moçal me kashtë
dikur ka qenë,
Por, është si minierë,
që flori aty gjen.
Dhe kur muzgu vjen,
në ngjyrë gushëpëllumbi,
Ndonjëherë dhe hënën,
këtu e merr gjumi.
Ndërsa yjet ndriçojnë,
në brigje dhe shpata,
Me aromë trëndeline
e përgjumur vjen nata.
Gjithashtu edhe unë,
kokën time aty e ve,
Në gjirin e blertë,
o shekullorja Myzeqe.
Në shpirt e kam marrë,
gjelbërimin tënd,
Cicërimat e zogjëve,
në vargje i bëj këngë.
Sa dëshirë që kam,
me qytetarët e mi,
Një kënge t’ja marr,
dhe të ngre një dolli.
Kush i njeh myzeqarët,?
janë njerëz të mirë,
Kush me ‘ta është ulur,?
dhe një gotë se ka pirë.
Të heshtur në mendime,
por të fortë në punë,
Në dasma e gëzime,
ndezin vallen si furtunë.
Disa tingujt lëshojnë
gjethet e grurit në arë,
Simfoni kjo e mbrëmjes,
Si një violinë e parë.
Dhe gumëzhijnë rrugët,
si bletët në koshere,
Më sjell ca kujtime
kjo mbrëmje pranvere.
Dhe drurët në bulevard
si përherë dëshmitarë,
Eh, sa puthje të zjarrta
netëve kanë parë.
Por ata nuk flasin,
se gojë s’kanë vërtetë,
Por aty psherëtimat,
të gjitha kanë mbetë.
Dhe është bukurija,
e një vajze myzeqare,
Më e bukur se hëna,
kur vjen në dritare.
Kjo hapësirë e gjërë
me jep krah të ëndërroj,
Që unë myzeqari,
për të vargje të shkruaj.
Të shkruaj pak vargje,
t’ju tregoj gjithashtu,
Se dhe mbreti Pirro,
është rritur po këtu,
Është e lashtë kjo tokë
e tregon historia,
Ka kaluar gjithashtu,
këtej rruga Egnatia,
Kanë shkruar për të,
shumë historianë,
Që këtu ka studiuar,
perandori Oktavian.
Ka patur universitete,
dikur kjo krahinë,
Një kulturë e lashtë,
që kish qytetërim,
Gjithashtu, ka parë,
shumë ushtri myzeqari,
Kanë marshuar këtej,
Pompeu e Jul Çezari.
Dhe për emrin Myzeqe,
gjithashtu thonë,
Është Muzë e myzeqarit
që aq bukur këndon.
Është muzika e shpirtit
që nëpër lashtësi,
Ka kënduar myzeqari
me lot e dashuri.
Me vuajtje, në shekuj,
tokën ka punuar,
Dhe në pak gëzime,
ka kërcyer e kënduar.
Si në shumë krahina,
të tjera shqiptare,
Të mahnit gjithashtu,
vallja dyshe myzeqare.
Ndër më të mëdhatë
është kjo krahinë,
Nga Semani në jug
e deri në Shkumbin.
E begatë për prodhime
mbushur ka hambarët,
Punëtorë edhe bujarë,
janë myzeqarët.