Petro Sota:Natë misterioze


Petro Sota

E çuditëshme kjo natë,
që misterin fshehur,
në gjirin e saj mbanë,
po dëgjoj diku,
të trishtuarën kukuvajkë,
që po qanë.

Me zërin e trishtuar,
po qanë ajo,
ku-ku, ku-ku,
sa po më prek britma e saj,
e ndjejë thellë,
brënda,
në shpirt këtu.

S’jemi vetëm ne të dy,
të pagjumë,
të pagjumët e një nate,
plot mister,
Ajo po qanë,
se diçka i ka ngjarë,
ndërsa mua
edhe shumë të tjerë,
s’ka gjumë ,
që na merr.

E dëgjoj heshtjen e natës,
si dhe frymarrjen e saj
gjithashtu,
kur qyqja qanë pa pushuar,
e qara e saj pikëlluese,
më godet si çekiç,
ku-ku, ku-ku.

Ah, kjo natë,
asgjë nuk më rrëfen,
misterioze duket më shumë,
Prandaj doja ta tundja,
ta zgjoja,
të rrinte dhe ajo si unë,
si edhe miliona të tjerë,
të pagjumë.

Por s’po mundem dot,
prandaj,
me heshtjen dhe misterin,
tani po rri,
me kukuvajkën e trishtuar,
që qanë,
ku-ku, ku-ku përsëri.

Më duket se dhe unë,
do të bëhem sonte,
Si një kukuvajkë ,
këtu,
prandaj më vjen të çirren,
bashkë me të,
fort, ku-ku, ku-ku.

Do të çirrem,
që ta thyej,
këtë heshtje mortore,
më fortë,
do të thërrasë,
dhe ndoshta dikush,
si një kukuvajkë,
sonte,
le të më vrasë.

8 nëntor 2021…..

About Post Author