Petro Sota:Për Shën Valentin


PËR SHËN VALENTIN
——————————-

Janë zëmëruar hëna dhe retë,
Që nuk më dhe një premtim,
Por, këto vargje si një buqetë,
Janë për ty, për Shën Valentin .

Për çdo ditë shpresa më mban,
Është një shpresë, që strukur rri,
Të dridhet trupi nën fustan,
Në atë fustanin, në ngjyrë gri.

Në atë shtat, me formë të prerë
Të duken linjat, poshtë tek beli,
Më e bukura se një Venerë,
Që ka pikturuar, Botiçeli.

Por një pyetje, më lëkund,
Dhe përgjigjen, s’po e gjen,
Një ditë ndoshta, mund të humb,
Por ti e imja, kurrë s’ke qenë.

Po pse shpirti, shumë të dhëmb,
Për diçka, që s’është shijuar,?
Të mbetet ndoshta nëpër mënd,
Ajo që shumë, e ke ëndërruar.

Se më tërheq, ti me rrëmbim,
Dhe nuk e di, ku do të arrish,
Një përqafim, për Shën Valentin,
Unë do ta jepja, ty sigurisht.

Me një pasion, gjithë melodi,
Në një qiell, ngjyrë portokall,
Për Shën Valentin, si simfoni,
Që shpirtit brënda e mban gjallë.

Me vitet shkon dhe bukuria
Siç shkon dielli në perëndim,
Por si buqetë, mbetet dashuria,
Për çdo vit, në Shën Valentin.

MOS JE DASHURIA.?
——————————–

Më dogje si shpuza,
Me nazet e tua,
Mjaltë të kishte buza,
Si mjalti në zgjua.

S’mundem të gënjej,
Kur ashtu të pashë,
Syrin ngjyrë gështenjë
Më dogje si kashtë.

Shikimin që hidhje,
Që nga larg e mora,
Zemra po më dridhej,
Më dridhej dhe dora.

I menduar po rrija,
Më shumë i hutuar,
Mos je dashuria,
Që kam ëndërruar.?

Atë rrugë që zgjodhe,
Sikur qiellit zbrite,
Shikimin ma hodhe,
Si rrufe m’godite.

M’godite në zemër,
Por, fare s’më vrave,
Më shumë si një femër,
Si ëngjëll më ngjave.

Shumë më hutove,
Kur të tundej beli,
Buzën m’ëmbëlsove,
Si mjaltë sherepeli.

Si thëllëzë ti shkove,
Por, askush s’të trëmbi,
Ndjenjat seç m’i zgjove,
Sikur më shpoi gjëmbi.

Më shpesh të mendoja,
Sikur n’ëndërr m’vije,
Frikë se mos të zgjoja,
Të puthja kur flije.

Me tënden dashuri,
Zemrën ti ma mbushe,
Më ngjaje për çudi,
Si ëndërr mashtruese.

Një mantel ti mbaje,
Gjirin tënd mbuloje,
Si ylber më ngjaje,
Kur qiellin zbukuroje.

Flokët mbrapa hedhur
Gushë e bardhë ndrinte,
Me mantel të mbledhur,
Si hirushë që flinte.

About Post Author