Petro Sota:Për shoqen e gjimnazit


Petro Sota

Për shoqen e gjimnazit

Pranvera, këtë vitë e çuditëshme duket,
Se i tund gjethet, si belin që tund femra,
Një fëshfërimë e ëmbël, në shpirt futet,
Dhe mungesa e saj, më troket tek zemra…

Me një shoqen time, të gjimnazit dikur,
Më ngjanë dhe si harroj dot flokët e saj,
Në trurin tim, mendimet si gersheta thur,
E në mbrëmje, nga lodhja i shthur pastaj…

Kur shoh hënën në qiell, diçka mendoj,
E i mbledh në një shport, kujtimet e mija,
Ndërsa yjet në qiell, një nga një i numëroj,
Me mendime të shthurura, në vetmi rrija…

Në mëngjes, tek dritarja dikush më zgjoi,
Dhe i heshtur po rrija i harruar aty përsëri,
Por pashë në dritare, një dallëndyshe qëndroi,
Për shoqen e gjimnazit, mendova për çudi…

Në zemër kishte mbetur, diçka që atëhere,
Që si flutura po më vinin, nuk e di pse tani,
Të çuditëshme, si ngjyrat e kësaj pranvere,
Që vinin të heshtura e ashtu iknin përsëri…

Por pranvera me ngjyrat, më bënë që të flas,
Kur shoh zogjët, përmbi pemë, që kërcejnë,
Më ngjanë, si në një sallë, që kërcejnë vals,
Për shoqen e gjimnazit, vargjet më rrëmbejnë.