Petro Sota:Prilli


Petro Sot

Prilli

Po hyn prilli, me trishtim,
Dhe i zhgënjyer do të mbes,
Sepse netët s’kanë mbarim,
Kur bien bombat mbi Odesë.

Mbi Odesë edhe Donbas,
Në Leopold, del tym i zi,
Ferri i Dantes vjen nga pas,
Bërë vëndi, shkrumb e hi.

Pelerinën, kjo kohë e tund,
Digjen tanket, grykë përpjetë,
Nëpër rrugët, pluhurin shkund,
Se gjë tjetër, më s’ka mbet.

Nëpër rrugë, gropat hapur,
Nata mbytet, e dot si mbush,
Vdekja duart i ka të zgjatur,
Por s’po e ndalin, dot askush.

Porsi korbat, që rrotull bien,
Dhe lenë flakë e tym të zi,
Ah, kjo vdekje po rrëmben,
Pleq, gra, e shumë fëmijë.

Digjet toka edhe rënkon,
S’merret lehtë kjo Ukrainë,
Carin rus kjo e shqetëson,
S’po e ze gjumi në Kremlin.

Kur vjen muzgu, mengadalë,
Heshtin rrugët, nëpër Rusi,
Zhdukur janë ca gjeneral,
Por për ata, s’flet dot njeri.

S’flasin mediat, janë në zi,
Mbyllet nata, brënda në mur,
Ka humbur rrugën, kjo Rusi,
Dhe po rrëshqet në diktaturë.

Prandaj netët, shumë nxijnë,
Se nëpër rrugët, vdekja po rri,
Si një vejushë, kjo Ukrainë,
Si ka mbetur, asnjë stoli.


About Post Author